As në një ditë pushimi dhe feste Edi Rama nuk është ndalur për të sulmuar opozitën duke ia faturuar asaj fajin pse Evropa ka ndaluar negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.
Rama mesa duket ka harruar ose më saktë nuk do të kujtojë deklaratat e BE, se procesi ndaj Belinda Ballukut e akuzuar për vjedhjen e parave të shqiptarëve ishte testi kyç për të personalisht por edhe për qeverisjen e tij.
Por Ramës i duhet një fajtor dhe si gjithmonë gjatë këtyre vite qeverisje dhe shkatërrimi të gjithçkaje të mirë në këtë vend ai fajtorin e e gjen tek opozita.
Në podcastin e tij “Flasim” ai kritikoi opozitën për mënyrën se si prezanton zhvillimet në vend, duke theksuar se shumë çështje të rëndësishme për Shqipërinë identifikohen vetëm me “një luftë mizerabël politike”.
“Ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë. Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre.
Rama pranoi se Shqipëria ka probleme dhe ka ende shumë punë për të bërë, por theksoi se vendi “punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë”. Por edhe pse vjedh ai dhe ushtarët e tij, opozita, sipas kryeministrit duhet të qepër gojën, nuk duhet të denoncojë kapjne e shteteit, grabitjen e zgjedhjeve…
“Shqipëria ka probleme, patjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë, pa dyshim; jo çdo punë e kemi bërë si duhet dhe sa duhet, kjo nuk ka diskutim, por ama Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë”, deklaroi kryeministri.
Ndërkohë Rama më tej tha se se integrimi nuk është bllokuar duke mos shpjeguar se pse nuk u miratua IBAR dhe pse 9 vende të BE tashmë e kanë shprehur haptas kundërshtinë e tyre për avancimin me procesin e integrimit me Shqipërinë.
Rama: Është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”.














