Policia e Gjirokastrës ndaloi adoleshentin e shpallur në kërkim i cilu dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 10-vjeçar.
Sipas raportimeve, e gjithë skena dyshohet se është bërë në prani të dy të miturve të tjerë të moshës 9 dhe 10 vjeç.
17 vjeçari u kap në pikën kufitare të Kakavijës në hyrje.
U ndalua një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Ngjarja u denoncua dy ditë më parë ndërsa adoleshenti banues në lagjen Zinxhira u tha se ishte larguar larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të bënin kallëzimin në polici














