Aktivistja dhe politikania, Valentina Leskaj, ka folur mbrëmjen e kësaj të premte në lidhje me zhvillimet më te fundit politike në vend.
E ftuar në podcastin “Përshtjellim” të Ilir Kalemajt, Leskaj ka rrëfyer pa filtra në lidhje me angazhimin e saj të politikë, raportet me Edi Ramënm çështjen Balluku dhe situatën e grave në vendin tonë.
Teksa ka treguar detaje nga jeta e saj e hershme, Leskaj shprehet se fillimisht nuk ka dashur të angazhohet në politikë, ndërsa ka rrëfyer edhe si refuzoi kandidimin nga Partia e Punës asokohe.
Sipas Leskajt, politika të bën të humbasësh një pjesë të vetes.
Sa i takon çështjes së Belinda Ballukut dhe qasjes që Rama ka bërë ndaj kësaj të fundit, Leskaj thotë se Rama çmon punën e Ballukut, por nëse është apo i drejtë qëndrimi i Ramës, Leskaj thotë se diskuton dhe gjykon për çështje që janë në dorën e drejtësisë.
Leskaj është ndalur edhe të çështja e grave në vendin tonë dhe hapsira që ju jepet këtyre të fundit. Sipas saj çështja e gruas nuk është çështje e grave për gratë, por është çështje e shoqërisë.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë:














