• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatuan rekomandimet

20:38 : 30/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE
policia e shtetit

policia e shtetit

Bledi Panajoti, i cili ishte arrestuar për vjedhje, ka ndërruar jetë në ambientet e Bllokut të Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 20 mars të këtij viti.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se ka realizuar një mision monitorimi me qëllim verifikimin e kësaj ngjarje dhe ka bërë të ditur se Panajoti është dërguar 3 herë në spital gjatë qëndrimit në ‘Bllokun e Sigurisë’, por nuk u ndoqën këshillat e mjekëve për trajtimin e tij.

Në procesverbalin e konstatimit raportohet se i ndjeri kishte deklaruar se kishte probleme shëndetësore, ishte me diabet dhe përdorte insulinë. Po ashtu ai kishte thënë se ishte me Hepatit C, kishte tuberkuloz dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Sipas verifikimeve, në datën 19 mars, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, Panajoti ishte transferuar me urgjencë drejt spitalit, por më pas, pasi kishte marrë trajtim, ishte rikthyer sërish në qeli.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka deklaruar gjithashtu se ka vërejtur gjatë verifikimeve se pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga mjekët e shërbimit të urgjencës për ndjekje nga specialistët (toksikolog, endikronolog dhe psikiatër), këto rekomandime nuk rezultojnë të jenë zbatuar, pas rikthimit të tij në ambientet e dhomave të sigurisë.

Po ashtu KShH ka konstatuar se shërbimi shëndetësor në këtë strukturë nuk është i garantuar në mënyrë të pandërprerë 24 orë, ndërkohë që mungesa e burimeve njerëzore cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe jetën e personave të privuar nga liria.

Reagimi i plotë i Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

Në vijim të raportimeve në media mbi humbjen e jetës së shtetasit Bledi Panajoti, i ndaluar në ambientet e Bllokut të Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizoi një mision monitorimi në datën 25.03.2026, me qëllim verifikimin e kësaj ngjarjeje dhe respektimin e standardeve në trajtimin e e këtij shtetasi.

KShH vëren se në datën 18.03.2026 ora 22:30 nga Komisariati i Policisë numër 3 të kryeqytetit ka ardhur shtetasi i arrestuar Bledi Panajoti, për veprën penale të vjedhjes, pas denoncimit që kishte bërë një zonjë për tentativën e vjedhjes së çantës. Punonjësit e Policisë të dhomave të sigurisë pohojnë se i arrestuari ka shfaqur probleme shëndetësore që në hyrje, ndaj me kërkesë të oficerit të informacionit, patrulla që e ka shoqëruar e ka çuar në Urgjencë dhe prej andej e ka risjellë të arrestuarin në datën 19.03.20226 rreth orës 00:55 të mesnatës, në dhomat e sigurisë. Në proces-verbalin e konstatimit (Bllok), datë 19.02.206 që mban orën 00:55, shkruhen thëniet e të arresuarit ““Nuk kam probleme me policinë. Kam probleme shëndetësore. Jam me diabet, ku përdor insulin. Jam me Hepatit tip C. Jam përdorues i lëndëve narkotike dhe turbekuloz”.

Vetëm një orë më pas, në orën 02.10 të së njëjtës datë (19 Mars 2026), i arrestuari është transferuar me urgjencë për ndihmë mjekësore se është përkeqësuar. Nga Spitali është kthyer rishtazi në Bllokun e Sigurisë, në orën 08.58 minuta të dt.19 Mars. Mjeku që është kujdesur në QSUT ka lëshuar një dokument me formatin “Recetë”, ku ishte shkruar: “Pacienti Bledi Panajoti sillet me urgjencë nga Urgjenca e Tiranës i shoqëruar me polici me A.P…Konsultë kardiologu: Aktualisht pa të dhëna për patologji acute kardiake. Konsultë Endokrinologu. Rekomandohet të plotësohet me HBAIC dhe të gjykohet skema e mjekimit të diabetit në varësi të HBAIC, sipas sistemit të referimit. Rekomandohet të ndiqet nga toksikologu, endokrinologu, dhe psikiatri …. Po në datën 19, mars me numër rregjistri 729, është hapur Kartelë Shëndetësore nga mjeku i Bllokut të Sigurisë në të cilën shkruhet: “Pacienti referon se është përdorues i lëndëve narkotike dhe vuan nga diabeti për të cilën u dërgua në spitalin QSUT për ekzaminimin e mjekëve. Aktualisht pas kthimit nga spitali është i axhituar. TA normal, pulsi normal….(e paluexueshme shënimi në vijimësi). Ushqehet dhe fle normalisht. Diagnoza: Toxicomania (Përdorues i lëndëve narkotike) susp diabetic et Susp çrregullime të shëndetit mendor. Mjekimi: Clonotril 2.5 miligramë.

I arrestuari është vendosur në qelinë para dhomës ku qëndron punonjësi i policisë që ta kishte nën vëzhgim të vazhdueshëm. Në datën 20.03.2026 në orën 05.48 vendoset shënimi që i ndaluari Bledi Panajoti gjendet pa puls dhe pa frymëmarrje, ndërkohë që një orë e gjysëm më parë rezulton se ai është dëgjuar në frymëmarrje (gërhitje) nga punonjësi i policisë që e kishte në vëzhgim.

KShH vëren se pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga mjekët e shërbimit të urgjencës për ndjekje nga specialistët (toksikolog, endikronolog dhe psikiatër), këto rekomandime nuk rezultojnë të jenë zbatuar, pas rikthimit të tij në ambientet e dhomave të sigurisë.

KShH konstaton me shqetësim se shërbimi shëndetësor në këtë strukturë nuk është i garantuar në mënyrë të pandërprerë 24 orë, ndërkohë që mungesa e burimeve njerëzore cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe jetën e personave të privuar nga liria.

Gjithashtu, rezulton se problematika të lidhura me trajtimin e personave me varësi nga substancat narkotike, përfshirë mungesën e metadonit dhe nmosfunksionimin e mekanizmave të bashkëpunimit institucional për sigurimin e tij, vijojnë të mbeten të pazgjidhura për shtetasit e akomoduar në këto dhoma sigurie. Ky konkluzion mbështetin në faktin se KShH ka konstatuar edhe më herët, raste të humbjes së jetës së personave të ndaluar me probleme shëndetësore dhe varësi ndaj substancave narkotike (shtetasi D.G në vitin 2025 dhe shtetasi i ndaluar J.R që pasi kaloi në gjendje kome humbi jetën në QSUT).

KShH rikujton se, në bazë të nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), shteti ka detyrime pozitive për të garantuar jetën e personave që mbahen në kushtet e kufizimit të lirisë, duke përfshirë detyrimin për të siguruar kujdes shëndetësor adekuat dhe mbikëqyrje efektive. Po ashtu, shteti ka edhe detyrime procedurale për të zhvilluar hetime të plota, të pavarura dhe efektive në çdo rast humbjeje jete në institucione të tilla.

Në dritën e gjetjeve të mësipërme, KShH i bën thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të drejtësisë që:

të garantojnë ofrimin e shërbimit shëndetësor 24 orë në ambientet e dhomave të sigurisë;

të sigurojnë zbatimin rigoroz të rekomandimeve të mjekëve specialistë në rastet e sëmundjeve patologjike ose kur këta shtetas referojnë varësi nga lëndët narkotike;

të marrin masa të menjëhershme për furnizimin e qëndrueshëm me medikamente për trajtimin e personave me varësi nga substancat narkotike;

të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit efektiv për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen;

si dhe të garantojnë një hetim të plotë dhe transparent për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

KShH rithekson se mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të çdo personi të privuar nga liria është një detyrim themelor i shtetit dhe një tregues kyç i respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Etiketa: Bledi PanajotiBurgvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
BOTA

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë një 60-vjeçar në Maliq, dyshimet

08:19 : 03/06/2026
Para

'Binomi Kumbaro-AADF', Zhupa: Ligj me porosi për të monopolizuar arsimin nga një subjekt privat

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom