• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u kthye pularia e drejtorit të burgut në magazinë hashashi, zbardhet dëshmia e Bilal Hasës

13:14 : 29/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Është zbardhur dëshmia e plotë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, i cili u shpall në kërkim, u vetëdorëzua dhe u lirua brenda ditës për 4 mijë bimë hashashi që iu gjetën në pronën e familjes së tij.

Drejtori i pezulluar i burgut mohon të ketë dijeni, por thotë se i vëllai, Romario Hasa, që është shpallur në kërkim, jetonte me prindërit në Peqin dhe kishte lidhur kontratën për transformatorin personal me OSHEE, çështje për të cilën është shpallur në kërkim edhe përgjegjësi për Peqinin, Ervis Maçi.

Bilal Hasa thotë se vite më parë magazinat ku u gjet plantacioni me hashash shërbenin si pulari, por pulat ngordhën në periudhën e Covid-it.

“Kam qenë rrugës duke shkuar për në qytetin e Tiranës për një trajnim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe, pa mbërritur, kam parë në telefon nga rrjetet sociale për ç’ka kishte ndodhur dhe menjëherë jam kthyer dhe jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan për të sqaruar rrethanat. Dua të sqaroj se banesa dhe magazina që ndodhet aty kanë shumë kohë që nuk frekuentohen nga prindërit e mi dhe nuk banohet nga njeri prej gati 10 vitesh. Banoj në qytetin e Elbasanit me bashkëshorten dhe dy vajzat e mia, nuk kam dijeni fare për çfarë po më pyesni dhe se çfarë ka ndodhur atje. Në fshat shkoj shumë rrallë për të takuar prindërit e mi, të cilët jetojnë me vëllain tim, Romario Hasa… Hera e fundit që kam shkuar ka qenë përpara tre muajsh. Vëllai im ka në administrim një bar-kafe në qendër të fshatit Kurtaj dhe merret vetëm me lokalin. Për banesën kujdesej vëllai. Magazina më parë ka qenë në funksionin e një pularie që ka qenë marrë vëllai im. Nga momenti i Covid-it, me sa di, vëllait i ngordhën pulat dhe nuk është marrë më me atë pjesë. Vëllai vjen ndonjëherë tek lokali im kur ka kohë të lirë ose kur në lokalin tim ka shumë punë, më ndihmon edhe në banak… Nuk kam dijeni të detajeve se çfarë ndodhet aty, por di që vëllai im atë shtyllë e ka bërë me një kontratë me OSHEE përpara disa viteve, nuk më kujtohet se kur…

Policia e Elbasanit e liroi Bilal Hasën pa shkuar ende dosja në Prokurori dhe shpalli në kërkim vëllain e tij, Romarion, si dhe përgjegjësin e OSHEE, Ervis Maçin. Ndërkohë, më 22 mars, doli para gjykatës së Elbasanit për shpërdorim detyre faturisti i OSHEE, Erion Dogovelli, të cilit iu komunikua masa e detyrimit të paraqitjes. Dëshmia e tij nxjerr në pah skandalin se, ndonëse me transformator privat që akuzohet se është vënë me ndihmën e përgjegjësit të tij, Ervis Maçi, ky i fundit i thoshte faturistit se ka humbje 26% të energjisë.

Lexo edhe:

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

Dogovelli deklaron se te magazina nuk depërtonte dot, vetëm faturonte 340 lekë të reja, njësoj si për objektet e pabanuara dhe të pashfrytëzuara.

“Prej 8 muajsh unë jam i punësuar pranë OSHEE Peqin në pozicionin e lexuesit të kabinave elektrike dhe sahatëve matës të energjisë elektrike dhe mbuloj zonën e komunës Gjocaj. Deklaroj se po i kam kontrolluar (sahatet në fshatin Kurtaj), nuk kam hasur problematika përveç disa shtëpive dhe një pularie që kanë qenë mbyllur. Për këto ambiente që gjeja të mbyllura në paisjen që unë përdorja ka opsion në të cilin shënohet “Nuk Banon”, dhe unë në këtë formë kam proceduar. Nuk kam marrë kontakt me njeri tek ky objekt dhe, me sa mbaj mend, është në emër të Romario Hasës. Hera e fundit ka qenë në datën 01.03.2026, nga ku e kam gjetur mbyllur dhe nuk kam marrë kontakt me asnjeri. Si rregull duhet të njoftojmë abonentët që të hapin ambientin dhe të bëjmë kontrollin e matësit. Disa banorë që jetojnë jashtë më kanë njoftuar, por tek pularia nuk kam kontaktuar me njeri pasi nuk kam gjetur numër telefoni të Romarios. Ky abonent paguante vetëm 340 lekë të reja pasi ishte mbyllur. Vetëm vlerën e kontratës… për kaq kohë sa unë kam qenë në këtë punë, nuk ka pasur probleme me matësin dhe nuk është ndërruar gjatë kësaj periudhe. Matjet dhe faturimet i kam bërë vetëm; eprori im është shtetasi Elvis Maçi. Nuk kam pasur dijeni për ndonjë aktivitet që kryhej aty dhe nuk kam marrë asnjë urdhër për të mos e kontrolluar. Kemi pasur humbje energjie, nga ku ma ka raportuar shefi im Elvisi, i cili më ka vënë në dijeni që fider nr. 3 ka dalë 26% me humbje.”

Sipas raportimeve, një transformator që mund të shërbente për furnizimin me energji të një lagjeje të tërë ishte vendosur në dispozicion nga OSHEE ndaj këtyre magazinave, ndaj shihet si përgjegjës drejtuesi i OSHEE për Peqinin, Ervis Maçi, me dyshimet se së paku ka shpërdoruar detyrën, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin që mund të ketë pasur me kultivuesit./ Fatjon Gjinaj -Syri TV

Etiketa: bilal hasadrejtor i burgutdrogeelbasan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026
BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

17:03 : 30/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
Para

Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

TË GJITHA

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom