Një 30-vjeçar është vetëplagosur me mjet prerës në fshatin Dushaj, pasditen e kësaj të premteje.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku shtetasi me iniciale Xh.D., dyshohet se në gjendje të dehur është vetëdëmtuar me thikë.
I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.














