• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA-ja dhe Kosova bisedime për fushën e energjisë dhe minierave

17:37 : 27/03/2026
në BOTA, RAJONI

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, për zgjerimin e mundësive mes dy shteteve në fushën e energjisë dhe minierave.

“Ajo riktheksoi angazhimin e Ambasadës për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që promovojnë prosperitet të ndërsjellë”, shkroi Ambasada në një postim në rrjetet sociale.

Aktualisht, Kosova nuk ka rrjet gazsjellësish për shpërndarjen e gazit natyror e as sistem të ndërtuar institucional për menaxhimin e këtij sektori.

Për furnizim me energji elektrike, vendi mbetet i varur nga qymyri, pasi rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet Kosova A dhe B, që janë të vjetra.

Së voni, ministrja Rizvanolli shprehu gatishmëri për furnizim me gaz nga SHBA-ja gjatë Samitit Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në Uashington më 24 shkurt.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjatë samitit, Rizvanolli tha se për Kosovën përballueshmëria e energjisë mbetet prioritet kyç dhe shteti ndjek një qasje të dyfishtë: “rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese dhe eksplorimin e teknologjive të reja, përfshirë gazifikimin e thëngjillit, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Qeverinë dhe kompanitë amerikane”.

Ndërkaq, në Strategjinë e Energjisë të Kosovës për periudhën 2022-2031 parashikohet mundësia që vendi të lidhet me rrjetet rajonale të gazit në të ardhmen.

Megjithatë, për shkak se vendi nuk ka dalje në det, është më e vështirë që të ndërtojë infrastrukturë të gazit pa bashkëpunim me shtetet fqinje.

Një nga opsionet është lidhja me infrastrukturën e planifikuar në Shqipëri ose Greqi, veçanërisht përmes gazsjellësit TAP, ose përmes terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë.

SHBA-ja, ndërkaq, synon ta rrisë praninë në tregun evropian të gazit përmes të ashtuquajturit Korridori Vertikal, duke përdorur ose zgjeruar infrastrukturën ekzistuese energjetike në rajon.

Edhe pse nuk ka rrjet të gazsjellësve, gazi natyror përdoret në Kosovë në forma të tjera.

Ai importohet kryesisht në bombola ose cisterna dhe përdoret në sektorin e gastronomisë, për ngrohjen e disa shtëpive dhe në një masë më të vogël si karburant për automjete.

Këto forma të gazit janë zakonisht gaz i lëngshëm i naftës, i cili nuk lidhet me rrjete të mëdha të furnizimit energjetik.

Sipas të dhënave që Dogana e Kosovës ia dërgoi Radios Evropa e Lirë më herët gjatë këtij muaji, vlera totale e gazit të importuar kishte arritur në 19 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Rreth 2.5 milionë euro gaz janë importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi dy milionë euro nga Arabia Saudite, ndërsa pjesa tjetër nga vende si Kuvajti, Algjeria dhe disa shtete të Evropës.

Tema e gazit në Kosovë daton që sa vjet. Më 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e çonte përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).

Një arsye për mos çuar përpara projektin, Rizvanolli atëbotë kishte përmendur edhe çështjen e kostos së projektit. /REL

Etiketa: energjikosoveminieraSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Para

Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom