Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njoftoi këtë të enjte se një pjesë e qytetit do të mbetet pa ujë, pasi do të kryhen punime për rregullimin e një defekti të rëndë të ndodhur në lagjen “10 Korriku”.
Sipas njoftimit zyrtar, një pjesë e qytetit do të jetë pa furnizim me ujë gjatë orëve të pasdites së sotme, dhe normaliteti i furnizimit me ujë për të gjithë qytetin pritet në mëngjesin e ditës së nesërme.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se për shkak të kësaj avarie, është kryer stakimi i detyruar i depos kryesore, për të bërë të mundur ndërhyrjen dhe riparimin sa më të shpejtë.














