• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Siguria ushqimore në alarm, KLSH: Produkte të pakontrolluara në treg

Produkte të pasigurta që qarkullojnë pa u ndalur, kontrolle të pjesshme dhe institucione që reagojnë me vonesë. Një auditim i KLSH zbulon një sistem sigurie ushqimore që funksionon më shumë në letër sesa në praktikë, duke lënë konsumatorët të ekspozuar ndaj pesticideve, produkteve të pakontrolluara dhe një zinxhiri ku gjurmueshmëria shpesh humbet.

14:56 : 26/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Auditimi më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka nxjerrë në pah probleme serioze në mënyrën se si kontrollohet siguria ushqimore në Shqipëri, nga një zinxhir i dobët dhe jo efektiv që lejon produkte të pasigurta të qarkullojnë lirshëm në treg.

Një nga rastet më flagrantë sipas auditit të KLSH lidhet me një njoftim të ardhur nga sistemi europian i alarmit për ushqimin, RASFF. Ky sistem sinjalizoi praninë e një pesticidi të rrezikshëm, Tebuconazole në luleshtrydhe, në nivele disa herë mbi normat e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, KLSH nënvizon se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ndërmori masa të menjëhershme për bllokimin apo asgjësimin e produktit. Në vend të reagimit urgjent, institucionet dështuan të ndalojnë përhapjen e tij në treg, duke ekspozuar konsumatorët ndaj rrezikut. Situata bëhet edhe më absurde kur merret parasysh fakti se për dekada me radhë nuk ka pasur një udhëzim të qartë për nivelet maksimale të pesticideve për këtë produkt. Vetëm në vitin 2021, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural miratoi një udhëzim, i cili në mënyrë të diskutueshme vendos kufij shumë më të lartë sesa standardet e Bashkimit Evropian.

Edhe kur shkeljet evidentohen, reagimi mbetet i pamjaftueshëm. Një kompani e përfshirë në këtë rast u gjobit me vetëm 200 mijë lekë, një masë që auditimi e konsideron disproporcionale në raport me rrezikun e shkaktuar. Në vend të pezullimit të aktivitetit apo ndjekjes penale, KLSH thekson se subjekti vazhdoi operimin, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e mekanizmave ndëshkues.

Lexo edhe:

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

Një tjetër sektor kritik është ai i vajit të ullirit. Auditimi zbulon se rreth 75% e mostrave të analizuara rezultojnë me probleme, përfshirë praninë e pesticideve të ndaluara.

Por, problemi nuk qëndron vetëm te cilësia e produktit. Nga 199 subjekte aktive në treg, vetëm 9 janë përfshirë në procesin e testimit. Edhe brenda këtij numri të kufizuar, shpërndarja ka qenë e pabaarabartë: një subjekt me 13 mostra, ndërsa të tjerët vetëm 1 ose 2. Kjo qasje selektive e kontrollit, sipas auditimit, nuk pasqyron realisht nivelin e rrezikut në treg dhe lë hapësirë për abuzime të paidentifikuara.

Në disa raste, inspektimet janë kryer deri në 16 ditë pas daljes së rezultateve laboratorike. Gjatë kësaj kohe, produktet kanë vazhduar të shiten normalisht në treg, duke treguar një hendek të thellë mes identifikimit të riskut dhe reagimit institucional.

Një nga problemet më të rënda të identifikuara është mungesa e gjurmueshmërisë. Mostrat shpesh nuk shoqërohen me identifikim të qartë të lotit, duke e bërë të pamundur ndjekjen e produktit në zinxhirin e tregtimit. Në disa raste, auditimi evidenton se as për produktet e bllokuara nuk ekziston dokumentacion i plotë mbi asgjësimin e tyre, duke krijuar një situatë ku autoritetet nuk janë në gjendje të provojnë nëse produktet e rrezikshme janë eliminuar realisht nga tregu.

Auditimi zbulon gjithashtu probleme të mëdha në importin e produkteve ushqimore. Raste të dokumentuara tregojnë se produkte me bazë mishi janë futur në vend me certifikata të pasakta ose të papërshtatshme. Në një tjetër rast, miliona vezë janë importuar dhe hedhur në treg pa kontrolle të plota, duke rritur rrezikun për konsumatorët. Në disa raste, madje, nuk ka qenë e mundur të lidhet produkti me origjinën e tij përmes dokumentacionit, duke kompromentuar të gjithë procesin e gjurmueshmërisë.

Akoma më alarmuese është mungesa e dokumentacionit për asgjësimin e produkteve të rrezikshme. Për qindra litra vaj ulliri dhe tonelata produktesh mishi, nuk ka prova të qarta nëse janë asgjësuar apo kanë përfunduar sërish në treg. Kjo krijon një rrezik real që produktet e kontaminuara të përfundojnë sërish në tavolinat e konsumatorëve.

Auditimi evidenton edhe mangësi të theksuara në kontrollin e mishit që tregtohet, veçanërisht për kafshët me sëmundje zoonotike. “Nuk ka prova që kushtet e vendosura për konsum janë zbatuar realisht. Po ashtu, mungon çdo gjurmueshmëri për asgjësimin e produkteve të konfiskuara, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik” thuhet në raportin e KLSH.

Përtej rasteve konkrete, auditimi nxjerr në pah edhe një problem më të thellë institucional: mungesën e koordinimit dhe të standardeve të unifikuara në kontrollin ushqimor. Praktikat e inspektimit ndryshojnë nga një rajon në tjetrin, ndërsa për raste të ngjashme aplikohen masa të ndryshme, duke dobësuar besueshmërinë dhe efektivitetin e sistemit.

Gjetjet e auditimit tregojnë një problem sistemik: kontroll formal në letër, por jo efektiv në praktikë. Nga numri i kufizuar i marrjes së mostrave, te mungesa e reagimit në kohë, mungesa e koordinimit dhe deri te dështimi në gjurmueshmëri, të gjitha hallkat e zinxhirit paraqesin dobësi serioze, duke lënë të hapur mundësinë që produkte të pasigurta të arrijnë te konsumatori pa u ndalur./Ida Ismalaj, acqj.al

Etiketa: AKUklshsiguri ushqimoreushqime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

09:03 : 10/07/2026
AKTUALITET

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

21:29 : 08/07/2026
AKTUALITET

Nga ushqimet te qiratë/ Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë

13:42 : 08/07/2026
AKTUALITET

Akuzat e rënda të KLSH-së/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola

11:04 : 07/07/2026
AKTUALITET

AKU njoftim urgjent: “Albanian Smart Distribution” hodhi në treg 1 ton bajame të helmuara

19:51 : 03/07/2026
AKTUALITET

Arben Shehu takon Ambasadorin turk në Shqipëri, fokus bashkëpunimi mes KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

15:25 : 30/06/2026
Para

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-vartësit të Ballukut, mbetet në burg ish-kreu i ARRSH Evis Berberi

TË GJITHA

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş