Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Schramberg, Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar.
Sipas autoriteteve, drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin, ka goditur disa makina të parkuara dhe më pas ka përplasur gruan dhe fëmijën e saj.
Në momentin e aksidentit, në trotuar ishte edhe binjakja e vogël e djalit, e cila ka mbijetuar.
Viktimat janë nga rajoni i Gjakovës, ndërsa policia lokale po heton rrethanat e aksidentit.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg, e cila thotë se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin dhe, në një distancë prej rreth 50 metrash, ka goditur disa makina të parkuara dhe më pas ka përplasur për vdekje gruan dhe fëmijën e saj.














