Një 37-vjeçar i identifikuar si Spartak Alushi është arrestuar në rrugën e Dibrës në Tiranë.
Policia njofton se gjatë kontrollit, të riut iu gjetën disa doza kokaine dhe heroine, gati për shitje.
Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet.














