Klevis Çalameni erdhi nga Roskoveci për të denoncuar një gjobë që i ishte ngarkuar në emër të tij, në një kohë kur ai është pronar i një mjeti tip “Ford”.
Gjoba e vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës ishte për një kamion dhe jo për automjetin e tij. Ai ishte drejtuar pranë Policisë së Fierit dhe më pas në Tiranë, por nuk kishte marrë zgjidhje për rastin.
Menjëherë pas interesimit të emisionit “Stop”, u morën masat përkatëse dhe gjoba iu hoq.














