Një 25-vjeçar i kërkuar për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, është arrestuar sot (5 mars) nga Policia e Kukësit.
Burime zyrtare bënë me dije se i ndaluari është D.S., banues në Tropojë, ndaj të cilit kishte edhe një dënim të Gjykatës, me 7 vite burgim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për shtetasin D. S., 25 vjeç, banues në Tropojë, i cili është dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, njoftoi policia vendore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.













