• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkullaku: Rama po negocion me kreun e SPAK për Ballukun

21:59 : 02/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbi zhvillimet e fundit politike dhe krizën e hapur mes Edi Ramës dhe partnerëve europianë, ku u shpreh se çështja e Belinda Ballukut ka futur kryeministrin në një fazë presioni të fortë ndërkombëtar dhe paniku politik të brendshëm.

Sipas tij, lëvizjet e fundit në qeveri, përfshirë largimin e ‘Mamicës’, janë mesazh i drejtpërdrejtë se çdo komunikim jashtë kontrollit të Ramës me faktorët ndërkombëtarë ndëshkohet menjëherë.

Shkullaku theksoi se heqja e mundshme e imunitetit të Ballukut nuk do të ishte një akt vullneti për drejtësi, por një lëshim i detyruar ndaj presionit të Berlinit dhe Brukselit.

Ai shtoi se, Rama po tenton të negociojë drejtpërdrejt me drejtuesit e SPAK-ut, konkretisht me kreun e institucionit, për të siguruar një masë më të butë sigurie arrest shtëpie me qëllim shmangien e një arresti me burg që mund të prodhojë pasoja të paparashikueshme politike. Sipas Shkullakut, frika reale e Ramës është që një skenar “Ahmetaj numër dy” të mos kthehet në rrezik personal për të.

Lexo edhe:

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

“Po të ishte për ta dhënë, nuk besoj se do të shkonte në një kurs përplasjeje të panevojshme, sepse edhe nëse e jep, pas gjithë këtyre që kanë ndodhur, do të jetë një zbythje e detyruar dhe jo një bindje se kështu duhet vepruar.

Pra, pas deklaratave që Rama bëri në grupin parlamentar, ku tha se Gjermania po punon kundër interesave të Shqipërisë, që ministri i Jashtëm gjerman ka ardhur këtu në Shqipëri dhe i ka bërë presion SPAK-ut që të hapë dosjen e Aksit dhe të kërkojë… Ka ndodhur mbledhja e grupit, është e vërtetë. Pra, ai ka thënë që ka ardhur ministri i Jashtëm…

Po Mamica për çfarë iku? Iku pikërisht sepse ministri i Jashtëm gjerman, kur erdhi në Tiranë, takoi kreun e SPAK-ut dhe Elisa Spiropalin, ministren e Jashtme; nuk e takoi Ramën.

Nuk dha dorëheqje ajo. Nuk e la ky tipi; e shkarkoi, nuk pati nevojë të jepte dorëheqje.

Pra, deri tani çfarë kemi kuptuar? Kemi kuptuar, edhe nga insistimi i Berlinit, edhe nga insistimi i Bashkimit Europian, por edhe nga mediat e huaja, çfarë kemi parë? Ky rast, në rastin e Mamicës, çfarë tregon? Tregon, së pari, që ai ka një problem me diplomacinë europiane, që nuk është ndonjë lajm, sepse kemi parë deklaratat që kanë dalë nga Brukseli dhe nga vendet e Bashkimit Europian. Çfarë kanë kërkuar? Që Kuvendi të trajtojë sa më parë çështjen e imunitetit, që mazhoranca nuk duhet të bëhet pengesë për drejtësinë.

Dhe çështjen e ministres së Jashtme unë nuk e lidh me Belinda Ballukun në kuptimin që i tha: “Belinda, shiko, ma hiq këtë se është më simpatike se unë”. Rama në grup parlamentar foli hapur për një grup brenda Partisë Socialiste, të cilin e quajti “grupi anglisht-folës”, duke nënkuptuar që janë këta që shkojnë nëpër ambasada dhe thonë: “Shiko, këta vjedhin, por nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Duke goditur ministren e Jashtme, ai tha: “Shiko, kush flet kundër meje, kush bën aleanca jashtë meje, do ta pësojë”. Dhe ju mund të mblidhni vota, mund të keni vite që kontribuoni në Partinë Socialiste, por unë ministër të Transporteve dhe Infrastrukturës do të vë… Si e ka emrin? S’e dini? Enea, si e kishte mbiemrin? Ja, s’e di… Ministër të Mbrojtjes do të vë këtë, njërin nga Shkodra. Si quhet? Ja, s’e di. Po as ata të tjerët nuk i di unë.

Pra, do të thotë që ai u tregon atyre që ka atje, 53 “leshko” që ka në grup parlamentar… Leshko ka pasur që kur bëri zogjtë. Ne vazhdimisht flasim që ministrat janë “leshko” te Rama, domethënë nuk është ndonjë risi. Që i zëvendësoi me disa të panjohur.

S’ka problem që s’i dini emrat, nuk është faji juaj. Megjithëse duhet t’i dini; duhet të vini të përgatitur, sepse politikën e ndiqni. Unë e di emrin e kreut të SPAK-ut, Enea, e di… Po Enea që e mban mend nga antikiteti është diçka tjetër. Unë po flas për emrin e ministrit. Enea, Akili, këta janë diçka tjetër. Edhe mbiemri fillon me K. Me K fillojnë shumë gjëra…

Një gazetar, analist politik, emrat e ministrave kryesorë të qeverisë duhet t’i dijë. Jemi vend i NATO-s, duhet ta dish emrin e ministrit të Mbrojtjes. Po të jenë ministra vërtet… Këtu ka vetëm një ministër që duhet t’ia dish emrin. Duhet të përgatiteni. Ne dimë Edi Ramën, jemi në rregull.

Tani dëgjoni. Unë prandaj e mbajta gjithë këtë hyrje. Një sekondë. Ka një postim te Belinda Balluku, megjithëse nuk është më ministre; ajo poston në llogarinë e Ministrisë së Energjetikës. Ka 54 minuta që ka postuar: “Sekretariati i Komitetit të Energjisë përshëndet zyrtarisht angazhimin e Shqipërisë për transformimin e sektorit të ngrohjes dhe ftohjes…” Ky hap e afron Shqipërinë… Vazhdon formalisht. Është e pezulluar? Jo. Vazhdon. S’është botuar? Jo, është botuar. Është akoma ministre. Patjetër. Vazhdon. Qenka ministre. Prej dy muajsh e pezulluar, vazhdon ministre.

Po thosha që problemi, që Rama ka një konflikt me ndërkombëtarët, është i qartë për shkak të Belinda Ballukut. Ajo që ai ngriti në grup… I përmenda për hilaritet emrat e ministrave, por do të thotë: “Shiko, asnjë nga ju nuk ka vlerë në qoftë se nuk bëni atë që ju them unë”. Unë heq edhe ish-kryetaren e Kuvendit, heq edhe ministren e Jashtme vetëm sepse ka komunikim direkt me faktorë të tjerë përtej meje. Kjo është e papranueshme në Partinë Socialiste të Edi Ramës.

E heq apo nuk e heq? Unë mendoj që, nëse nesër mblidhet Parlamenti dhe voton heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, gjithsesi njerëzit janë të bindur që kjo është një situatë “kërcen prifti nga belaja”. Pra, Rama po e heq jo sepse ka bindjen që gjithkush duhet të përballet me drejtësinë pa mbrojtje speciale dhe i barabartë përpara ligjit, por sepse presioni ndërkombëtar ka bërë të vetën. A do ta bëjë? Shenjat për mua deri tani janë që jo.

Megjithatë, këtë po e them si analizë nga informacioni që kam. Nuk ishte parashikim. Po bëj edhe unë një parashikim: që ai ka një kanal komunikimi, pa diskutim, me SPAK-un; e ka pasur gjithmonë, e ka prapë, dhe nga informacionet që kam, ai po negocion me kreun e SPAK-ut arrest shtëpie për Belinda Ballukun, sepse një arrest me burg mund t’i krijojë potencialisht rrezik që të bëhet “Ahmetaj numër dy”. Flet apo s’flet nga burgu, pastaj janë çështje të tjera.

Vonesa ose zvarritja që Rama i ka bërë çështjes së imunitetit të Belinda Ballukut, për mua vjen thjesht nga fakti që Rama nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për Belindën, siç nuk ka pasur ndjeshmëri për shumë nga shokët e tij që sot janë në qeli, por për herë të parë ka parë një rrezik afër vetes dhe ka dashur të fitojë kohë që, kur ta japë, garancitë që do të marrë për veten të jenë maksimale.”– tha Shkullaku në “Çim Peka Live”.

Etiketa: belinda ballukuEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
Para

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, kapet në Tropojë Gazment Buçpapa

TË GJITHA

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom