• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi, pasojat për ekonominë vendase

13:12 : 02/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Shqipëria renditet ndër një nga vendet që varet më shumë nga turizmi për ecurinë e ekonomisë, sipas një grafiku të publikuar nga Visual Capitalist dhe që i referohet të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit për të ardhurat nga turizmi dhe Prodhimit të Brendshëm bruto nga FMN.

Me të ardhurat nga turizmi, që sjellin gati 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria renditet në vendin e 16 në botë. Në Europë, ajo renditet e dyta, pas Maltës (26.4% e PBB-së), duke ia kaluar madje dhe Malit të Zi (19.8%).

Vitet e fundit, vendi ka shënuar një bum turistik, me hyrjet e të huajve që i kaluan 12 milionë në vitin 2025, sipas të dhënave të tjera të INSTAT. Ardhja e turistëve ka nxitur investime në hoteleri, ka krijuar mundësi për individët që të japin shtëpitë me qira ditore, më të ardhurat që arritën mbi 130 milionë euro vitin e kaluar, sipas të dhënave nga AirDNA. Turizmi ka nxitur dhe një sërë aktivitetesh zinxhir, nga tregtia, te shërbimet, baret e restorantet.

Megjithatë, varësia e lartë nga turizmi e lë vendin zbuluar ndaj goditjeve të paparashikuara, si psh konfliktet globale, që ulin lëvizshmërinë e turistëve, siç po ndodh tani, apo nga bllokime të tilla si pandemia, që goditi rëndë turizmin kudo në botë.

Sipas artikullit të Visual Capitalits, turizmi është një industri globale madhore dhe pritet të kontribuojë me rreth 11.7 trilionë dollarë në PBB-në botërore në vitin 2025, ose afro 10% të prodhimit ekonomik global. Megjithatë, rëndësia e tij ndryshon shumë nga një vend në tjetrin. Për disa shtete turizmi është një burim shtesë të ardhurash, ndërsa për të tjerët është shtylla kryesore e ekonomisë.

Lexo edhe:

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

Në krye të listës renditet Makao, ku shpenzimet e vizitorëve arritën në 32.4 miliardë dollarë, ekuivalente me 70.8% të ekonomisë së vendit. Pas tij vjen Aruba me 69.7%, ndërsa Maldivet (68.1%) dhe Andorra (66.5%) gjenerojnë rreth dy të tretat e prodhimit ekonomik nga turizmi. Shën Luçia renditet e pesta, me turizmin që përbën 53.8% të PBB-së.

Modeli është i qartë: vendet e vogla ishullore dhe ekonomitë e orientuara drejt resorteve dominojnë renditjen. Tregjet e vogla të brendshme dhe mungesa e industrive të mëdha bëjnë që vizitorët ndërkombëtarë të jenë burim kryesor i valutës dhe punësimit.

Në anën tjetër të listës, SHBA renditet në vendin e 151-të, ku turizmi ndërkombëtar përbën vetëm 0.86% të PBB-së, megjithëse të ardhurat absolute arrijnë në 251.6 miliardë dollarë.

Vendi më pak i varur nga turizmi është Papua Guinea e Re, ku turizmi përbën vetëm 0.01% të ekonomisë. Pas saj renditen Guinea dhe Angola, me rreth 0.02% të PBB-së. Në total, 47 vende gjenerojnë më pak se 1% të PBB-së nga turizmi.

Zona me varësi më të lartë përfshijnë edhe Amerikën Qendrore, Europën Lindore dhe Azinë Juglindore, që konsiderohen destinacione të përballueshme për udhëtarët.

Megjithëse përfitimet ekonomike janë të dukshme, ekonomitë e varura nga turizmi janë shumë të ndjeshme ndaj goditjeve globale. Për shembull, PBB reale e Arubës ra me 24% në vitin 2020 kur pandemia ndaloi udhëtimet, duke goditur fort bizneset dhe qytetarët, megjithëse më pas u rikuperua. Nga ana tjetër, mbiturizmi mund të mbingarkojë komunitetet lokale dhe të krijojë tensione sociale. /Monitor

Etiketa: ekonomirinasShqiperiaturiste

Lajme të lidhura

SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
SPORT

Juljan Shehu: Me Maran do të krijojmë identitet të ri, në fushë ai që e meriton

12:16 : 01/06/2026
AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
Para

Mospagim pagash dhe mashtrim, arrestohet pronari i parukerisë, procedohet bashkëshortja

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom