Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e radhës e opozitës, do të marrë formën e një kryengritjeje të fuqishme, duke kaluar në fazën e diversifikimit të aksioneve.
Sipas Berishës, e shtuna do të jetë dita e kryengritjes paqësore, ku qytetarët do të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre.
“Ndërkohë e dini, e shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve.
Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë.
Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj. Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren. Por e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët”, tha ai.














