Janë identifikuar autorët e vrasjes së 32-vjecarit, Egli Pashollari, pasditen e sotme në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se në krim kanë marrë pjesë 3 persona, dy djem dhe një vajzë.
Ata e kanë sulmuar Pashollarin sapo ky i fundit ka dalë nga makina dhe gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve, i dyshuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.
Pas goditjes Pashollari ka bërë 3-4 hapa larg nga makina dhe më pas është rrëzuar përtokë.
Atij i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe më pas është nisur drejt spitalit por fatkeqëssiht nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kongresi i Lushnjës” ku ndodhet dhe Komisariati numër 2 i Policisë. Këta të fundit në një reagim zyrtar njoftuan se po punojnë për zbardhjen e ngjarjes por nuk dhanë asnjë informacion mbi autorët e tjerë apo shkaqet dhe rrethanat që cuan në krim.
“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”,- njoftoi Policia.














