Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler është parë mesditën e kësaj të mërkure në ambjentet e selisë blu.
Pas përfundimit të konferencës me përfaqësuesit e tjerë europianë, Gahler i ka shkuar në zyrë Sali Berishës shoqëruar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Sipas raportimeve, në fokus të diskutimit mes tyre janë zhvillimet politike në vend, protestat e PD-së, procesi i integrimit europian si dhe lufta ndaj korrupsionit.
Ndërkohë më herët kreu i Komisionit të Jashtëm të PE, David McAllister deklaroi se nuk do ta takonte kryedemokratin Berisha pasi, pas konferencës do të nisej direkt për në aeroport.
“Sot jemi takuar me tre udhëheqës të PD, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. Sa i takon Berishës, nuk do takohem me të sot, pas takimit me ju do shkoj direkt në aeroport”, deklaroi McAllister.














