Edi Rama është nisur mesditën e kësaj të mërkure drejt Washingtonit, aty ku do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes, propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Takimi pritet të mbahet ditën e nesërme, 19 shkurt, ndërkohë Rama ndryshe nga shtetet e tjera europiane, disa prej të cilave e kanë refuzuar ftesën e Trump, është nisur me eufori për të treguar edhe njëherë mardhënien e ngushtë që pretendon se ka me SHBA-të.
Vetë Edi Rama ka deklaruar pak ditë më parë se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme e bordit, por ndërkohë Trump ka thënë të kundërtën.
Presidenti amerikan ka deklaruar se gjatë takimit, Bordi i Paqes do të shpallë pesë miliardë dollarë ndihma të premtuara për humanitarizëm dhe rindërtim në Gaza.
Mbetet për tu parë se si do të vazhdojë procesi i këtij Bordi, në të cilin janë ftuar 27 vende anëtare, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit, ndërkohë pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian nuk i janë bashkuar këtij bordi.














