Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri, ku janë gjetur armë, granata dore e mjete të tjera ilegale.
Sipas autoriteteve të Kosovës aksioni u zhvillua pas informacioneve se në tre vende kishte dyshime se mbaheshin armë.
Nga aksioni armët u gjetën në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Patok.
Nga policia u sekuestruan 85 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu armë janë gjetur edhe në një shtëpi në fshatin Varage në Zubin Patok.














