Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në “Syri Tv”, komentoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale, duke i lidhur ato me marrëdhënien e qeverisë me SPAK-un dhe me mënyrën e ushtrimit të pushtetit.
Abilekaj tha se ndryshimet reflektojnë, sipas tij, një model qeverisjeje të bazuar te frika. Ai argumentoi se kur SPAK-u funksiononte në përputhje me interesat e qeverisë, Rama paraqitej si mbështetës i fortë i reformës në drejtësi.
‘Mendoj që ky ndryshim qëndrimi vjen për shumë arsye. Arsyeja e parë dhe kryesore është që ka dy sjellje të SPAK-ut që kanë detyruar të ketë dy sjellje të Ramës.
Pra, kur kishte një sjellje të SPAK-ut e cila ishte sipas Ramës, si një sjellje që kontrollohej nga Rama, ë dhe kur arrestimet ishin të kontrolluara, merreshin me lejet e kryeministrit, ose urdhëroheshin nga kryeministri, atëherë zoti Rama tregonte ë këtë pjesën pro reformës në drejtësi, sillej si një ë ë themelues i reformës në drejtësi, që që ka bërë një reformë që 100 vjet nuk e ka njohur kurrë Shqipëria, që nga koha e Ismail Qemalit në qoftë se ju kujtohet.
Pra, shtirej si njeriu që ishte i interesuar për të bërë shtetin. Sepse shtetin e kontrollonte. Ose çdo segment të shtetit e kontrollonte. Ë, ndërsa sot, kur sapo SPAK-u që nga nëntori i vitit të kaluar dhe deri sot kur SPAK-u nuk është më, tregoi që nuk, ka një segment që nuk e kontrollon ai, atëherë zoti Rama ka filluar të marrë masat, të heqë maskën e shtetarit, të heqë maskën e ë atij qeveritarit të pakorruptuar që dorëzon gjithkënd që që ha dardha, mollë, fruta dhe perime pas kurrizit të tij dhe të mbrojë bandën, të mbrojë pjesën e vet dhe njerëzit e vet.
Të mbrojë interesat e veta sepse dosja e parë që ka shkuar në SPAK në nëntor, që është dosja e Llallës ose dosja Balluku ku u përfshin pastaj më vonë edhe ë këto lotet e unazës, në fakt është dosja e Edi Ramës sepse tregon se si ë bisedat përpara se të bëheshin tenderi, bisedat e biznesmenëve bëheshin me Edi Ramën”, tha Abilekaj.














