Albin Kurti, ka prezantuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.
Gjatë prezantimit, ai theksoi se qeveria synon rritje të buxhetit për mbrojtjen, me plan investimi prej 1 miliard eurosh në katër vitet e ardhshme.
Sipas tij, prioritet do të jenë edhe çështjet e sigurisë, administratës publike, ekonomisë dhe integrimeve evropiane.
Përbërja e kabinetit të ri
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës së UÇK-së: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri














