• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Daniel Shima, ‘internimi’ dhe truprojat! A është ‘pentito’ njeriu ‘hije’ që kontrollonte lojën e AKSHI-t?

22:12 : 11/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Dosja AKSHI, është një gropë e madhe e përvetësimit të parave publike e cila zgjerohet në disa drejtime nëse ndjekim paratë.

Teksa shtylla e parë e institucionit, drejtuesja Mirlinda Karçanaj u trondit nga SPAK, në këtë investigim ne do të fokusohemi te shtylla e dytë që ka firmosur tendera dhjetëra milionë euro. Një i ri 35-vjeçar, të cilit i shkëlqeu ylli i detyrës në administratë. Aty ku paguhej rreth 100 mijë lekë të reja në muaj, por doli nga andej si milioner në euro.

Fjala është për ish-nëndrejtorin e AKSHI-t Daniel Shima. Një personazh misterioz, emri i të cilit u bë mjaft i njohur më 20 gusht të vitit 2025.

Aso kohe, ai u denoncua i zhdukur nga e dashura e tij Enkeleda Hysa. Kjo e fundit, mori një mesazh nga Danieli që e informonte se u arrestua. Por, pasi telefonoi policinë, mori përgjigjen se nuk ishte shoqëruar asnjë person me atë emër.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja Merita Shima, e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Daniel Shima, 34 vjeç”.

Lajmi bëri mjaft zhurmë, nisur edhe nga e shkuara që përfaqësonte Shima. Por, ai u bë i gjallë duke deklaruar se ishte zhdukur me dëshirë. Saktësisht, 9 orë pasi u denoncua i zhdukur, u vetëparaqit pranë komisariatit numër 1 në Tiranë, në orën 2 duke gdhirë 21 gushti.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases Merita Shima, për humbjen e kontakteve me djalin e saj, shtetasin Daniel Shima, 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.”

E vërteta e plotë e këtij episodi nuk u mësua kurrë, por ajo që bie në sy është fakti se kjo ngjarje përkon me intensifikimin e hetimeve të SPAK për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Vetë Daniel Shima, është marrë në pyetje si një ish-person kyç për mbi 4 vite në atë institucion.

Nuk dihet ende raporti i tij me ligjin për momentin, por ai rezulton firmëtar në procedura të ndryshme të cilat janë objekt verifikimi. Mjaft interesant është fakti që dëshmia e Shimës nuk pasqyrohet në vendimin e masave të sigurisë ndaj drejtueses së AKSHI-t dhe disa biznesmenëve. Ka të dhëna që sugjerojnë se Shima po konsideron të ofrohet si bashkëpunëtor i prokurorisë për të zbutur pozitat e tij.

“Fjala pentito s’është shqip e para, por e huazuar nga mafia e Italisë dhe nëse e krahason me mafian i bie që është e frikshme, e para duhet të kuptojmë që është mafia, e pastaj të kemi pentito. Por nëse themi që ka bashkëpunues, mund të themi që ka”, u shpreh Bledar Meminaj, avokat.

“Ajo që ka ndodhur më parë e tani, na konfirmon që bëhet fjalë më shumë për përballje mes personazhesh që kanë qenë përfitues ose janë përfitues në dosje nga skandali”, u shpreh Emirjon Senja, gazetar.

Daniel Shima, shfaqet në programin Zonë e Lirë në TV Klan në të parën dhe të vetmen intervistë më 10 qershor 2017. Aso kohe, ai shkoi në studio si Drejtor Infrastrukture në AKSHI, për të prezantuar shërbimet e E-Albanias.

Mes rreshtave, në prezantimin që bën drejtuesi i programit, kuptohet se ishte vetë Shima që kishte këmbëngulur të ishte pjesë e asaj puntate ku i ftuar ishte kreu i qeverisë.

“Ky nuk do të ishte këtu sot, por më tha Arjan…”

Ishte një i ri që kërkonte vëmendje publike aso kohe. Kur moderatori deklaroi se do ta ftonte sërish për të verifikuar premtimet për E-Albania, Shima aprovoi. Por, në fakt u zhduk nga vëmendja publike.

“Do të ftoj prapë: Po do vij me kënaqësi…”

Pak kohë më vonë, kur struktura e institucionit u ndryshua dhe për të u gjet vendi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, Shima u shndërrua në njeri-hije.

Ai, kujdesej të qëndronte larg bujës. Kur institucioni kishte aktivitete, ishte përherë prapa kamerave. Kujdesej personalisht të zhdukte çdo foto të tij nga publikimet. Kjo e kishte një shpjegim. Në prapaskenë, ai ishte njeriu ku drejtoheshin të gjithë vartësit e projekteve dhe njësisë së prokurimeve.

Nuk kishte rëndësi nëse ishte firmëtar i prokurimeve de jure. De facto, ishte përherë ai që dirigjonte. Sot, të paktën 40 prokurime të tjera, pjesë e dy fraksioneve që hetohen nga prokurorët Klodian Braho dhe Bledar Maksuti, përfshijnë tendera ku firmëtar direkt si titullar ka qenë pikërisht Daniel Shima.

Ata që punojnë në AKSHI, flasin për një periudhë 6-mujore në vitin 2023 që ata e quajnë internimi i Daniel Shimës. Ai nuk u shfaq në institucion, edhe pse në 8 vite nuk mungonte asnjë ditë në punë. Madje, nuk bënte kurrë lejen e zakonshme dhe nuk ekspozonte jetë luksi. Rikthimi ishte pompoz.

Ai shfaqej në institucion me truproja, edhe pse nuk e parashikonte funksioni organik. Kolegët dhe vartësit e kishin njohur si zyrtar supersticioz. Sipas një bestytnie të vjetër, Danieli nxitonte të shkelte i pari dyert e institucionit çdo datë 1 janar. Në fakt, duket se atij njeriu që nisi të tregonte forcën, i kishte buzëqeshur fati i detyrës.

Nëse ndjekim paratë, zbulohet se ky personazh misterioz, dyshohet se qëndron pas një skeme të madhe të qarkullimit dhe pastrimit të parave me burim korrupsionin. /Emisioni Inside Story

Etiketa: abuzimakshiDaniel ShimaMirlinda Karcanajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
Para

Troje, apartamente e pallate me vlerë miliona euro/ Si i fshihte pasuritë Daniel Shima te bizneset e Sokol Parllakut

TË GJITHA

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom