Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë Syri TV, tha se mosmarrja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me masën ndaj Ballukut, duke argumentuar se kjo ka lënë të hapur një çështje të rëndësishme për kufijtë e ndërhyrjes së pushtetit gjyqësor mbi ekzekutivin.
Sipas tij, një vendim i qartë pro ose kundër do të kishte përcaktuar hapat e mëtejshëm proceduralë, përfshirë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Ai shtoi se vendimi ka favorizuar kryeministrin Edi Rama, pasi ka shmangur përballjen me një procedurë të re institucionale.
Enton Abilekaj: Prekja e provave, ndikimi i provave apo, dekurajimi i dëshmitarëve siç mund të themi, nuk mund të bëhet më pas pezullimit. Gjithsesi ne do të shohim sot se çfarë do të ndodhë atje. Ajo që është e rëndësishme është që kjo betejë që vazhdon mes drejtësisë dhe ekzekutivit, ka një vëzhgim shumë të vëmendshëm nga Perëndimi. Nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është një lloj garancie që reforma në drejtësi është vështirë të ngecë pavarësisht kush është dhe sa e fuqishme është mazhoranca. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ose mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese, mendoj që në përfundim të saj, në fund të saj, nuk ndihmoi askënd, përveç Edi Ramës. Pse them unë nuk ndihmoi askënd përveç Edi Ramës? Sepse e para njëherë la të hapur një çështje shumë të rëndësishme që është se sa fuqi ka një pushtet gjyqësor të ndërhyjë në ekzekutiv, ose mbi një ëh, pushtet të cilit, i cili është i deleguar nga parlamenti, pushteti i ministrit, apo jo? Kjo ka nevojë shumë për një vendim dhe për mos u lënë e hapur nëpër Kushtetutë dhe për të mos mbetur gropë e zezë e cila mund të bëjë gjithçka, mund mund të marrë në qafë çdo gjë dhe mund të jetë fushë për abuzim me pushtetin nga të gjitha krahët. E dyta është që nëse Gjykata Kushtetuese do kishte marrë një vendim pro ose kundër, ne sot do të kishim përballë nevojën për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, apo jo?













