Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka shantazhuar një 26-vjeçare, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto dhe video me përmbajtje intime.
Sipas policisë, në pranga është vënë Hasan Loku, i cili dyshohet se e kërcënoi të renë përmes thirrjeve dhe mesazheve në një platformë online.
“Pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë, një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar: -H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.














