Lili Biti, disa ditë më parë u bë fermeri më i njohur në Shqipëri pas një debati që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama ku i “uli kokën” publikisht dhe i prishi planin për të folur vetëm ata që i lëpihen dhe e duartrokasin.
Në fund të janarit, kryeministri foli për “akseset madhore në bujqësi”, sesi fshatarët duhet të bëheshin të mëdhenj e thithnin fondet që sipas tij “janë aty” dhe në fund u tha se kishte ca angazhime tjera dhe se fshatarët e Divjakës të vijonin të dëgjonin ministrat, Petritin e Financave, Andisin e Bujqësisë dhe Belindën me dy atribute: si zëvendëskryeministri dhe e deleguara politike e qarkut Fier.
“Ore, do mbaj familjen unë, se nuk e mbaj dot me fjalë,” u dëgjua fermeri. “Janë 500 veta këtu,” tha Rama. “Të njëjtin hall kanë,” erdhi përgjigjja. “Më dëgjo mua tani. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve. E kuptove?”
Debati vazhdoi derisa Rama e mbylli: “Mos ta zgjasim këtë muhabet se është muhabet kot. T’i mbyllim kufijtë që ti të shesësh mallin, kjo nuk ekziston”. “Dakord… ne s’kemi forcë,” tha fermeri, duke ngritur supet, në shenjë dëshpërimi. Megjithatë burri i vrarë nga puna, por me fjalët që tregojnë nder për djersën, tha se punonte deri në 20 hektarë tokë me prodhime të ndryshme, por mbytej si nga futja e produkteve nga jashtë ashtu edhe nga mosmbështetja nga ana e qeverisë.
Pasi i prishi propagandën dhe i shkatërroi regjinë, qeveria dhe veçanërisht ministri i Bujqësisë Andis Salla kanë nisur të përdorin metodat e sigurimit në sistemin komunist për të poshtëruar fermerin nga Divjaka.
Siç arrihet të kuptohet nga video e mëposhtme, ministri Andis Salla i ka ushtruar presion fermerit në Divjakë që ti kerkojë falje atij dhe Ramës pasi i “shkatërroi” publikisht.
@arjan.alt #tiktokalbania #foryou #perte #neiperte #vira ♬ Sniper shot music illustration – Anes Ch
LEXO EDHE:














