Adriatik Lapaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.
Në një shkrim në rrjetet sociale ai thotë se u provua qartë se Këshilli i Ministrave dhe kryeministri Edi Rama kanë penguar drejtësinë me veprimet e tyre.
Lapaj thekson se pas këtij vendimi, drejtësia duhet të shkojë drejtpërdrejt te Edi Rama, pasi përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm në nivel institucional.
Ai nënvizon se pengimi i drejtësisë nga ana e qeverisë përbën shkelje të rëndë të parimeve të shtetit të së drejtës dhe cenon rëndë besimin e qytetarëve.
Reagimi i Lapajt:
U provua nga Gjykata Kushtetuese se Këshilli i Ministrave dhe Edi Rama penguan drejtësinë me veprimet e tyre.
Drejtësia tashmë duhet të shkojë te Edi Rama!
Qeveria nuk ka më legjitimitet moral pasi u kthye në zyrë avokatie për Zv. Kryeministren!














