Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer lidhur me eventin e organizuar sot për praktikat e punësimit për studentët ekselentë.
Berisha ka shpërndarë mesazhin e një “qytetari digjital”, siç i quan ai, i cili informon se takimi nuk është zhvilluar live. Sipas postimit të Berishës, qytetari shkruan se, nga frika e studentëve, ceremonia u transmetua në orën 11:00 sikur po zhvillohej drejtpërdrejt, ndërkohë që ishte filmuar më herët.
Po sipas këtij mesazhi, asnjë student nuk është njoftuar për firmosjen e kontratave njëvjeçare të punës, duke e cilësuar të gjithë aktivitetin si një shfaqje të turpshme të Kryeministrit.
Në reagimin e tij, Berisha shkruan:
Mashtrues ordiner!
Asnjë kontratë nuk u nënshkrua me praktikantët dhe takimi i filmuar i shitet publikut sikur ishte live.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Doktor, sot Kryeministri pallosh 2 metër i gjate zhvilloj një takim ne oren 9 te mëngjesit me Praktikantet qe kishin përfunduar me sukses nje praktike pune 3 mujore ne institucionet publike ku afro 350 praktikante ishin ftuar ne kete ceremoni, Rama nga frika e studenteve ceremonia u transmetua ne oren 11 sikur po zhvillohej Live, edhe me e rendesishmja asnje student nuk u njoftua per firmosje e kontratave 1 vjeçare te punës, e gjitha nje shfaqje e ndyre e Kryeministrit!













