Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar sërish këtë të enjte çështjen e Belinda Ballukut, zvarritjen e procesit ndaj saj si dhe mbrojtjen që i ka bërë Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka akuzuar sërish se Rama është autori kryesor i aferës Balluku, dhe sipas Berishës ai po tenton të mbrojë veten.
Berisha thotë se Rama është gati ti shkrijë plumb në vesh Ballukut nëse në dosjen e saj s’do ishte emri i tij.
Kryedemokrati ka paralajmëruar më tej se nisur nga këto afera, Partia Demokratike do të organzojë një tjetër protestë që sipas tij do të jetë më e madhja që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.
“Shqipëria e Edi Ramës, renditet si një nga diktaturat autoritare që bazohet në drogë. Krahas mbledhjeve ne grup apo fjalimeve, ne patëm edhe takim të rëndësishme me personalitet të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, ku gjetën mirëkuptim të plotë. Jehona e protestës ishte e fuqishme. Nga miqtë tanë pritej protestë e dytë, po me aq insistim sa pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë. Unë dënoj aktin puçist të Ramës, me të cilin ai për të mbrojtur veten e tij bllokoi Parlamentin dhe nuk lejoi shqyrtimin e dosjes. Kushtetuejsa mori përsipër të shqyrtojë një çështje të cilën nuk mund ta shqyrtonte pa e kaluar në Apel dhe Gjykatën e Lartë, me urdhër të Ramës ka caktuar 3 data deri tani dhe nuk e shqyrton dot sepse Rama e “tërheq zvarrë”. Rama i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh Ballukut nëse dosja e saj në çdo tre rreshta, dy të mos ishin për Ramën. Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana e Shqipëria. Ftoj opozitën dhe opozitarët të vazhdojmë këtë betejë deri në fund. Shpresa e vetme është opozita dhe ajo nuk zhgënjejë”,- ka deklaruar Berisha.














