Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në rrugën “Egnatia”, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një automjet që drejtohej nga shtetasi E. S. është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin I. N.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe një pasagjer që ndodhej në njërin prej mjeteve.
“Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.
Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve.
Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.














