Pas bllokimit të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në Han të Hotit për shkak të protestës së kamionistëve në Malin e Zi, kufizime të ngjashme do të aplikohen edhe në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet kanë njoftuar se për shkak të një proteste të paralajmëruar nga një shoqatë e transportit të mallrave në territorin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së mjeteve që transportojnë mallra në hyrje dhe dalje të këtij shteti.
Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 00:01 e datës 26 janar 2026, do të ndalohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të ndalohet edhe dalja e tyre nga territori i saj.
Nga ky kufizim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore dhe bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht.
LEXO EDHE:
Protestë në Malin e Zi, bllokohen kamionët nga Shqipëria në pikën kufitare “Hani i Hotit”














