• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Ngresi i Gjykatës së Lartë te Anton Martini i Hetimit Tatimor, ja zyrtarët që morën dosjet e hakeruara të SPAK

08:44 : 23/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Hakerimi i sistemit elektronik të SPAK, një skemë që dyshohet se ka funksionuar si një rrjet i strukturuar me role të ndara dhe qëllime të mirëpërcaktuara, ka vënë në qendër të hetimeve tre persona: Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn.

Sipas të dhënave hetimore, ata nuk kanë vepruar të vetëm, por si pjesë e një grupi më të gjerë që koordinonte jo vetëm aksesin e paligjshëm në sistem, por edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, me synim goditjen e individëve të caktuar në opinionin publik.

Më poshtë janë zbardhur edhe emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që rezultojnë të kenë qenë pjesë e një grupi WhatsApp, ku qarkullonin materialet e siguruara në mënyrë të paligjshme:

1. Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

2. Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

3. Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

4. Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

5. Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

6. Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

7. Jonida Baçi – ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

8. Ylli Gaxholli – ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

9. Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

Anton Martini reagon pas akuzave

Kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka mohuar çdo përfshirje dhe akuzë lidhur me çështjen e hakerimit të SPAK.

Në një reagim ai ka deklaruar se nuk ka marrë, lexuar apo shpërndarë asnjë material të paligjshëm. Martini i ka cilësuar akuzat ndaj tij si krejtësisht dashakeqe, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë rol në qarkullimin e materialeve të hakeruara.

“Asnjë material nuk më ka ardhur. Asnjë material nuk kam lexuar, asnjë material nuk kam shpërndarë. Janë krejtësisht dashakeqe”, shprehet ai.

SPAK shpenzoi 1.2 mln euro për sigurinë kibernetike, por sërish u hakerua

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi 4 tendera për të mbrojtur sistemet e brendshme kibernetike në vitin 2024. Fondi total i shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të garantuar sigurinë kibernetike të SPAK ishte rreth 120 milionë lekë ose 1 milionë e 200 mijë euro. Paratë u ndanë në dy duar, mes kompanive ATOM dhe Axians.

Megjithatë, pavarësisht parasë së madhe të shpenzuar dhe risqeve të vogla, siguria kibernetike e SPAK ra në mars të vitit 2025.

Sipas hetimeve të SPAK, Arnold Rrokaj ka aksesuar në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Një pjesë e këtyre materialeve u shpërndanë në mënyrë të paligjshme tek Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët më pas i kaluan tek persona të tretë.

SPAK e akuzonArnold Rrokaj, i cili ndodhet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprat penale “hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai përballet gjithashtu me akuzat për “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Zambak Gjonin, gjithashtu i arrestuar, e akuzon për “përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike” dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Agim Ismailin, i hetuar në gjendje të lirë, përballet me të njëjtat akuza për përgjim të paligjshëm dhe bashkëpunim në grup kriminal.

Dëshmia e Agim Ismailit

Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, Ismaili tha se materialet ia ka sjellë një nga të akuzuarit, Zambak Gjoni, i cili kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar me njerëz të tjerë.

Agim Ismaili tha se materialet që i sillte Zambak Gjoni, ai i trajtonte me humor. Por ai dëshmoi se nuk e besonte që Zambaku të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion.

Ndërkohë që pranoi se këto materiale ia kishte shpërndarë personave të tretë.

Por edhe pse u përpoq të justifikohej se nuk kishte lidhje me hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK, grupi hetues ngriti dyshimin e arsyeshëm se Agim Ismaili kishte një interes të veçantë për këto materiale hetimore. Gjë që u vu re edhe te kërkesa e tij për të orientuar kërkimet në emrin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Orientim të cilin ai e bën nëpërmjet Zambak Gjonit.

Ky i fundit që më pas ia kërkon këtë nder Arnold Rrokaj-t. Që nga ana e tij tashmë kishte mundur të aksesonte emailet e disa prej prokurorëve të SPAK.

“Mesa mbaj mend materiali i parë kishte të bënte me sms apo biseda të gjetura apo të përgjuara, nga dosja e shtetasit Arben Ahmetaj. Në vijim ai më dërgoi dhe disa materiale të tjera hetimore, por në formatin ‘Word’, si urdhëra ndalimi për një shtetas të cilit nuk ja mbaj mend emrin, material hetimor për shtetasin Damian Gjiknuri, që mbaj mend ishte relacion, që i përkiste vitit 2024, një material hetimor tjetër në format ‘Word’ për shtetasin K. A.”

Si dhe procesverbal kontrolli banese, për disa shtetas me mbiemrin Çopja, më duket se për shtetasin Franc Çopja.

Ka qenë dhe një material tjetër që ishin 2 ose 3 letëporosi drejtuar shtetit austriak ose dhe të shteteve të tjera, nuk e mbaj mend mirë.

Po kështu sipas Zambak Gjonit, Arnold Rrokaj i kaloi atij një link dhe një fjalëkalim, për të cilin i tha se mund të aksesoheshin disa përgjime të komunikimeve të platformës Sky.

Fjalëkalim të cilin Zambak Gjoni tha se e provoi por nuk kishte mundur të futej.

Ndërkohë që këto informacione Zambak Gjoni ia kishte dërguar edhe disa miqve të tij si dhe dy gazetarëve.

Por midis miqve të tij, ai me të cilin Gjoni mbante kontakt të vazhdueshëm ishte Agim Ismaili.

“Zambak Gjonin e njoh, pasi kam marrëdhënie shoqërore me të që nga viti 2019. Që nga koha kur unë fillova punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, aty ku punonte edhe ai vetë.

Me kalimin e kohës, ne kishim një vakancë në burgun e Vlorës, dhe unë e kam komanduar drejtor të këtij burgu.

Kur fillova punë pranë IKMT, ai më erdhi në zyrë, dhe më kërkoi ndihmë për ta aktivizuar në punë. Dhe kështu ai filloi punë pranë IKMT-së. Pasi unë u largova nga detyra, ne vazhduam komunikimin me Whats app.

Një natë, përpara disa kohësh, Zambaku më solli një material të cilin unë e shpërndava pasi mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë.

Më pas e kam lexuar këtë material dhe kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar me njerëz të tjerë.”

LEXO EDHE:

Hakerimi/ SPAK shpenzoi 1.2 mln euro për sigurinë kibernetike, përfitues Atom dhe Axiansin

Etiketa: Sokol NgresispakZambak Gjoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom