Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “85 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një 55-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka përfunduar jashtë banesës, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të pallatit në katin e gjashtë.
Raportohet se ai është transportuar drejt Spitalit të Përgjithshëm të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore














