• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema kriminale e Bankers/ Një llogari bankare në Vjenë që po tret miliardat e naftës shqiptare

18:46 : 21/01/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Në kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare. Zotëruesi i llogarisë është kompania Bankers Petroleum Albania.

Ndonëse në pamje të parë ky duket si një veprim normal, që bizneset bëjnë në veprimtarinë e tyre të përditshme, kjo llogari është qendra e një aktiviteti të madh kriminal, i ngritur qëllimisht për të zhdukur miliardat e naftës së Patos Marinzës duke lënë në Shqipëri gropat e mëdha të borxheve dhe taksave të papaguara.

E gjitha kjo bëhet me bekimin e autoriteteve shqiptare dhe thelbi i skemës kriminale është i thjeshtë. Bankers Petroleum arkëton miliarda euro nga shitja e naftës që nxjerr në Marinzë, por në Shqipëri nuk vjen asnjë qindarkë.

Të gjitha paratë shkojnë në llogarinë e Austrisë dhe prej aty treten duke i pamundësuar qeverisë shqiptare dhe kreditorëve të tjerë të ekzekutojnë borxhet që Bankers nuk paguan.

Lexo edhe:

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

Një skemë kriminale/ Një llogari bankare në Vjenë,

Raiffeisen Bank Vjenë

Në katër vitet e fundit, Bankers Petroleum Albania arkëtoi rreth 900 milionë dollarë nga shitja e naftës së nxjerrë në Patos-Marinzë. Për cdo pagesë eksporti, paratë derdhen në llogarinë e Vienës dhe prej aty Bankers i administron si të dojë. Problemi është se Bankers ka qindra milionë dollarë borxhe në Shqipëri në formën e taksave të papaguara ndaj buxhetit të shtetit dhe detyrimeve për nënkontraktorët privatë.

Por për shkak se paratë shkojnë në Austri përmbaruesit xhirojnë bosh me vendimet e gjykatave dhe titujt ekzekutivë në duar. Sepse në Shqipëri Bankers nuk ka asnjë llogari me gjendje parash që të mund të bllokohet për te ekzekutuar borxhin.

Situata është rënduar së tepërmi veçanërisht gjatë vitit të fundit, kur Bankers filloi të mos paguajë praktikisht asgjë dhe askënd duke akumuluar me shejtësi borxhe të mëdha

Mal me borxhe

Aktualisht Bankers Petroleum ka 80 milionë dollarë borxhe të papaguara ndaj nënkontraktorëve shqiptarë, të cilët kanë kryer punime në puset e Patos Marinzës. Shumica e tyre tashmë kanë vënë peshqirin në kokë dhe qajnë me oi për golin që hëngrën nga skema kriminale e kinezëve. Por ndonëse në rastin e nënkontraktorëve privatë, rreziku dhe kostot janë të tyret, problemi qëndron tek borxhet publike.

Bankers Petroleum duhet të paguajë minimalisht 100 milionë dollarë për buxhetin e shtetit. Kjo faturë është finale, e certifikuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhin në verën e vitit 2024. Mosmarrëveshja, e çuar në arbitrazh nga Bankers, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Vendimi i Gjykatës refuzoi mbi 236 milionë dollarë kosto të pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN.

Por përtej kësaj fature që është borxh final, autoritetet fiskale shqiptare kanë pretendime edhe për 300 milionë dollarë të tjera, që Bankers duhet të paguajë në shtet. Këtu bëhet fjalë për gjobën e famshme të doganave, e konstatuar në vitin 2019, por e zyrtarizuar vetëm në tetor të vitit të kaluar. Detyrimi buron nga mospagesa e akcizës për holluesin e përdorur në nxjerrjen e naftës. Së bashku me gjobën e doganave dhe detyrimet e llogaritura nga Tatimet bëhet fjalë për plot 300 milionë dollarë.

Por qeveria shqiptare nuk mbledh dot asnjë qindarkë nga këto borxhe sepse paratë nga shitja e naftës shkojnë në Austri.

E gjitha kjo ngre një pikëpyetje që është më shumë se flagrante. Llogaria në Austri ëshë e ligjshme dhe ka vite që funksionon. Por si e lejon qeveria shqiptare në situatën e tanishme Bankersin që paratë nga shitja e naftës shqiptare të mos i sjellë fare në Shqipëri, por t’i çojë lirshëm në Austri duke i hequr buxhetit mundësinë të rekuperojë borxhet dhe detyrimet e papaguara?

Çfarë e pengon qeverinë të urdhërojë që çdo para e arkëtuar nga shitja e pasurisë publike të shqiptarëve të vijë në Shqipëri? Kjo nuk është lajthitje nga padija, por e qëllimshme. Sepse një skemë e tillë nuk bëhet dot pa shkeljen e syrit nga autoritetet, duke përfshirë doganat, Tatimet, ministrinë e Financave dhe atë të Energjisë.

Toka e djegur

Ajo që po ndodh me Bankers është tashmë e qartë. Një grup i strukturuar kriminelësh kinezë, të ndihmuar nga zyrtarë të korruptuar në Shqipëri, janë duke lënë pas tokën e djegur.

Një skemë kriminale/ Një llogari bankare në Vjenë,

Luntao Chen, Ceo i Bankers Petroleum Albania

Krijimi me shpejtësi i borxheve gjatë vitit të fundit nuk është i rastësishëm apo për shkak se kompania nuk ka para. Kinezët janë duke i nxjerrë të gjitha paratë jashtë, nga Austria në Kaakistan, Kinë apo vende të tjera, pasi kanë kuptuar që fusha e Patos Marinzës po mbaron dhe qëndrimit të tyre në Shqipëri po u vjen fundi. Një situatë që Edi Rama dikur e pati përkufizuar me termin KÇK, kap ça të kapësh, për të përshkruar atë që po ndodhte me gjykatësit dhe prokurorët para Vettingut.

Por tashmë këtë po e bëjnë një grup kinezësh, drejtues të Bankersit, të cilët po vjedhin aksionerët e tyre, por mbi të gjitha shqiptarët duke nxjerrë miliarda dollarë jashtë dhe duke lënë miliarda të tjera borxhe këtu brenda. Gjithçka nën hundën e qeverisë dhe me shumë gjasa, pasi kinezët të kenë tharë edhe pikën e fundit të dollarit nga nafta shqiptare do të shkojnë në arbitrazh për t’i venë kapak pusetës së qelbur dhe për të garantuar imunitetin e tyre nga skema kriminale që ngritën.

Ky është një grup i madh keqbërësish, i cili përbëhet nga maskarenj kinezë në rolin e drejtuesve të Bankers dhe batakçinj shqiptarë në rolin e zyrtarëve, avokatëve, por edhe bankierëve, të cilët kanë lejuar ose ndihmuar tretjen e parave jashtë dhe shmangien e pagesës së detyrimeve nga kompania në Shqipëri.

Etiketa: Bankers Petroleum AlbaniaKlodian TomorriRaiffeisenVjene

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

18:54 : 07/05/2026
AKTUALITET

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

19:13 : 23/04/2026
AKTUALITET

Tomorri: Ligji për portet turistike plaçkitje! Po propozohen nga deputetë anonimë

19:28 : 09/04/2026
AKTUALITET

Raiffeisen kthen në “telenovelë” gjobën 6 mijë euro për ndërtim pa leje: “Objekti na siguron të dhënat e klientëve”

14:17 : 08/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i zyrtarëve të Bankers, Tomorri: Histori qesharake! Kompania përdor një llogari në Vjenë…

21:47 : 06/04/2026
AKTUALITET

Sot ulet akciza e naftës, por me gungë

10:33 : 03/04/2026
Para

Rama mbërrin në Vlorë, takim privat me Ivanka Trump

TË GJITHA

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom