Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme.
Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.
Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.














