Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar pezullimin e vizave nga SHBA për emigrantët e 75 vendeve të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Gazetari thotë se arsyet realet që shqiptarët aplikojnë për viza janë varfëria, mungesa e shërbimeve publike, drejtësia dhe siguria sociale.
Sipas tij, kur një vend nuk u garanton qytetarëve spitale, shkolla dhe drejtësi funksionale, emigrimi dhe mbijetesa përmes skemave sociale në vendet pritëse bëhen një realitet i pashmangshëm.
“Unë nuk habitem fare sepse aty ka ndodhur një gjë e thjeshtë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka marrë listën e kombësive që ka më shumë ngarkesë te skemat sociale. Dhe ka thënë, kush janë kinezët. 70% e kinezëve që kam në Amerikë janë në skemë sociale, duan para, i mbaj unë nga qeveria. Shqiptarët… Ata kanë nxjerrë… Tani të themi ne pse shqiptarët në Amerikë jetojnë me ndihmë sociale… Unë nuk e di, ndoshta shqiptarët nuk janë të zotët.
Po janë në SHBA, nuk janë në një vënd kaq… Kjo është çështje tjetër. Ky është një emigracion… Janë dy gjëra se po vijnë… Janë dy gjëra, numri absolut i shqiptarëve që, apo relativ në raport me popullsinë, që emigrojnë jashtë është një çështje tjetër, dhe numri relativ i shqiptarëve që janë në Amerikë, të cilët shkojnë marrin ndihmë sociale, është një tjetër gjë.
Vendimi i SHBA-së është kjo. Je një vend i varfër. Je një vend ku nuk ke shërbime publike, nuk ke spitale, nuk ke shkolla. Je një vend ku nuk ke drejtësi. Je një vend ku qytetari e percepton çdo ditë që përballet me padrejtësinë kur shkon në dyert e institucioneve të shtetit, e të tjerë e të tjerë. Pra, këto janë faktorët që i çojnë shqiptarët të marrin trastat në kurriz edhe të ikin në një vend tjetër.”,– është shprehur Tomorri në Syri TV.














