Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e madh eolik të Tropojës nga ku deklaroi se ky projekt është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të Shqipërisë drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.
Teksa vijon të flasë me fjalë të mëdha, të cilat me shumë gjasë do rezultojnë premtime boshe ashtu si deri më sot, kreu i qeverisë tha se brenda kësaj dekade Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të dalë në treg për të blerë energji, por do të shesë prodhimin që tejkalon kërkesën e brendshme.
“Energjia sektori i garave të hapura ndërkombëtare, në fund të dekadës energjia nga era dhe dielli do jenë 30%. Avantazhi i Shqipërisë në raport me Serbinë, u tha se ne jemi 100 % të gjelbër në prodhimin e energjisë dhe nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit. Ndaj edhe kompanitë e shohin me shumë. Duke u rikthyer te partneriteti trepalësh me Emiratet dhe Italinë, arsyeja se janë të fokusuar tek ne, nuk është se unë vesh atlete të bardha, por sepse Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër.”, tha ai.
Më tej Rama shtoi se “Shqipëria është një pikë me kapacitet të madh strategjik. Kinezët që janë civilizimi më i vjetër nuk do i kishin vënë syrin dhe e konsideronin Shqipërinë si pikën e mjaltit”.














