Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar ligjin e paqes fiskale.
Në një postim në rrjete sociale, Tabaku thotë se bërja e ktij ligji në heshtje dhe pa një akt publik firmosjeje , tregon seriozitetin e dyshimtë dhe rrezikun e këtij ligji për ekonominë dhe shtetin ligjor.
Sipas Tabakut ky ligj është një amnisti për pastrimin e parave.
“Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një vend ku paratë e pista gjejnë strehë ligjore,” shprehet Tabaku, duke e cilësuar këtë ligj si një nga rreziqet më serioze për ekonominë formale dhe besimin publik.














