Tirana vazhdon me afrimet në merkato teksa bardheblutë kanë zyrtarizuar një tjetër përforcim.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Diar Halili. Ai vjen nga Prishtina, ndërsa do të jetë pjesë e Tiranës në huazim deri në fund të sezonit.
Lojtari ka bërë prezantimin e tij dhe menjëherë ka nisur nga puna, nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu.
“Sot, në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, u zhvillua prezantimi zyrtar i afrimit më të ri të skuadrës sonë, futbollistit nga Prishtina, Diar Halili.
Lojtari bashkohet me bardheblutë në formë huazimi nga klubi i Prishtinës deri në përfundim të këtij edicioni futbollistik.
Pas prezantimit nga drejtori sportiv, Omer Bunjaku, Diar Halili firmosi kontratën dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu”, thuhet në njoftimin e Tiranës.














