Tashmë është zyrtare, Leonat Vitija do të vijojë karrierën te Tirana.
25-vjeçari është prezantuar ditën e sotme në prezencë të drejtorit sportiv Omer Bunjaku, teksa pritet të sjellë siguri në prapavijën e kryeqytetasve.
Vitija sezonin e shkuar ishte pjesë e Prishtinës në elitën e futbollit kosovar me Prishtinën, teksa u largua më 16 qershor nga klubi pas përfundimit të kontratës.
25-vjeçari ishte pjesë e bardhekaltërve për dy sezone, ndërsa në edicionin e fundit regjistroi 31 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar në kampionat, kupë dhe ndeshjet evropiane.
Tashmë është gati për një aventurë të re në Shqipëri, te klubi më i titulluar, Tirana.
Kujtojmë që Leonat Vitija ka qenë pjesë edhe e Skëndërbeut teksa në sezonet 2019-2022, ai u aktivizua 58 ndeshje në kampionat dhe 9 në Kupën e Shqipërisë.














