Një mjet ushtarak që po shërbente në ndihmë të banorëve të Katundit të Ri në Durrës ka mbetur i bllokuar në ujë gjatë pasdites së sotme, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq.
Mjeti i ndihmës, i dislokuar për të asistuar familjet e prekura, hasi vështirësi në një segment të rrugës së përmbytur dhe nuk mundi të lëvizte më tej.
Në ndihmë të ushtarakëve u erdhën banorët e zonës, të cilët siguruan një traktor për ta tërhequr makinën nga uji.
Katundi i Ri është një nga zonat më të prekura nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Dhjetëra banesa raportohen të përmbytura, ndërsa rrugët e brendshme janë bërë pothuajse të pakalueshme.














