Një rrugë e sapo rehabilituar në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit është kthyer brenda pak ditësh në burim zhgënjimi për banorët. Asfalti i vendosur në fund të dhjetorit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk i rezistoi reshjeve të fundit, duke u dëmtuar pas vetëm një dite shiu.
Pamja e rrugës pas stuhisë ka nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punimeve, duke nxjerrë zbuluar standardet e investimeve publike.
Banorët, kërkojnë që riparimi të mos jetë thjesht një zgjidhje e përkohshme, por një investim i qëndrueshëm që t’u shërbejë realisht komunitetit.
Për ta, ky dështim është shembull i punimeve fasadë që konsumojnë fonde publike pa sjellë përfitim afatgjatë.















