Në fjalën e tij në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi se pasojat e korrupsionit të qeverisë Rama, po i paguajnë qytetarët.
Boçi akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe korrupsion, duke shtuar se një grup i kufizuar individësh po përfiton nga pushteti, ndërsa qytetarët përballen me pasoja ekonomike dhe sociale.
Boçi deklaroi se, për shkak të korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes, Rama “meriton fatin e Maduros”, duke iu referuar zhvillimeve politike në Venezuelë.
“Të dashur qytetar, nuk jemi këtu për spektakël politik, as numrash e as fjalimesh. Jemi këtu për të kërkuar llogaridhënie, për të transmetuar dhe mbrojtur të vërtetat tona se janë të vërtetat e atyre qytetarëve që ndjejnë thikën e mjerimit t’i ngulet çdo ditë e më thellë nga kjo qeverisje dhe për këtë shkak 46% janë në rrezik varfërie apo përjashtimi social dhe të atyre që mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve nga Llogara deri te porti i Durrësit, nga inceneratorët e laboratorët, nga pjesa e unazës deri te Qafë Plloça.
Është e vërteta e atyre qytetarëve që shohin para syve të tyre me grushta të mbledhur talljen që i bën Rama me shpurën e tij, që bën me pensione qesharake, me tigra, me satelitë orbitalë dhe parlament banal. E vërteta e atyre që deri tani degdisën të afërmit ndërsa sot kërkojnë të shkatërrojnë familjet. Ky Rama ka ndërtuar këtu atje mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve.
Ai dhe shpura e tij, Ballukët e Agasët hedhin vallen e vdekjes mbi fatet e shqiptarëve, ndërsa vet notojnë në luks të shfrenuar. Të vërtetat tona janë të berishës, ë vilët i mbrojti dhe i përballoi me durim, vullnet e qëndresë. Shba në vend të urimikt i kujtuan kryeministrit se ka ndërruar në mes të evropës një narkoshtet”,, tha ai.














