Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatiak Lapaj ka reaguar pasi është kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës, lidhur me përplasjen me efektivët, gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë më 4 janar.
Lapaj, nga spitali ku po merr trajtim mjekësor, e ka cilësuar kallëzimin si një medalje nga ajo që ai e quan regjimi i kryeministrit Edi Rama.
Lapaj është shprehur se ata që ai i cilëson si hajdutë, nuk do ta trembin dhe shtoi se pasi të dalë nga spitali, do të jetë sërish në shesh.
“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës!
Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here.
Hajdutët nuk më trembin dot.
Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali.”, shkruan Lapajn në Facebook.













