Rruga që lidh zonat e Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë në Dukagjin është shembur këtë të shtunë, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës.
Sipas raportimeve, pas shembjes së rrugës, zona është bërë e rrezikshme dhe e vështirë për qarkullim, ndërsa ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike.
Banorët ngrenë akuza për papërgjegjshmëri institucionale dhe një shenjë të braktisjes së qytetarëve nga shteti.
Raportohet se rruga lidh tre njësitë administrative të Dukagjinit, dhe shembja e saj ka izoluar të gjithë banorët, të cilët nuk mund të lëvizin, madje as për emergjenca sheëndetësore.














