• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shembja e rrugës në Prishtinë: Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë

15:44 : 30/03/2026
në RAJONI

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi të një grope ndërtimore, bëri që të nisin hetime për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa Komuna e Prishtinës pezulloi dy inspektorë të zonës dhe vendosi të nisë inspektimin e të gjitha vendpunishteve. Për shkakun e saktë të shembjes ende ka versione të ndryshme.

Në vetëm pak sekonda, shtylla mbrojtëse disa metra të larta u shembën bashkë me një pjesë të rrugës “Don Shtjefën Kurti”, në Prishtinë, më 29 mars.

Pamjet që qarkulluan në internet shfaqën një gropë ndërtimore të hapur, përskaj kësaj rruge, dhe një terren me lagështi të dukshme.

Pamje një ditë pas rrëshqitjes së dheut në vendpunishten në Prishtinë.
Pamje një ditë pas rrëshqitjes së dheut në vendpunishten në Prishtinë.

Shembjes së rrugës i parapriu rënia e shtyllave, të quajtura “pilotë”, që zakonisht vendosen skaj gërmimeve të thella, për të parandaluar pikërisht atë që ndodhi – rrëshqitjen e dheut.

Lexo edhe:

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’

Hedhja e mbeturinave në vende të palejuara,“taksë” 500 euro për ndotësit

Shembja kaloi pa dëme në njerëz, por shkaktoi prishje të sistemeve të rrymës dhe të ujit, që lanë pa furnizim disa lagje të kryeqytetit të Kosovës.

Gropa e hapur përskaj rrugës ishte nisja e punimeve për një objekt ndërtimor nga kompania “Klub Invest”, e cila tashmë ka të ndërtuara disa objekte tjera përreth asaj zone.

Një bilbord i vendosur nga kompania Klub Invest skaj vendpunishtes ku pati rrëshqitje të dheut.
Një bilbord i vendosur nga kompania Klub Invest skaj vendpunishtes ku pati rrëshqitje të dheut.

Pronari i kësaj kompanie ishte i pari që u intervistua nga Prokuroria e Prishtinës, e cila tashmë ka nisur hetime nën dyshimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Të nesërmen, më 30 mars, kjo prokurori njoftoi se ka iniciuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, hetimi bëhet “me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

Një ditë më vonë, Komuna bëri të ditur se tashmë ka pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi, po ashtu, se është marrë vendim për krijimin e një “Komisioni për Vlerësimin Emergjent të të gjitha vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”.

Sipas njoftimit, komisioni do të përbëhet nga ekspertë të urbanizmit, inxhinierë të licencuar dhe përfaqësues të emergjencave, dhe do të nisë menjëherë inspektime në terren.

Komuna paralajmëroi masa ndaj çdo shkeljeje të konstatuar.

Si erdhi deri te shembja?

Dyshimi kryesor nga të gjitha palët e përfshira është se shembja ka ndodhur si rezultat i presionit të ujit.

Por, ka kundërshti lidhur me atë se si ka ardhur deri te kjo lagështi, dhe se a ka mundur të parandalohet ajo.

Radio Evropa e Lirë foli me pronarin e kompanisë “Klub Invest”, i cili tregoi se ka rreth një muaj që kanë nisur punimet, gjegjësisht hapja e gropës për ndërtimin e ri.

Fatmir Syla tha se dyshimet e tij kryesore lidhen me rrjedhjen e ujërave nëntokësore.

“Për shkak të rrjedhjeve të ujërave nëntokësore… ka bërë presion dhe ka dëmtuar strukturën e tokës”, pohoi Syla, duke shtuar se, sipas vlerësimit të tij, “90 për qind” e rastit mund të lidhet me këtë faktor.

Ai konsideroi se mund të ketë qenë ndonjë prishje nga ujësjellësi, duke nënkuptuar se nuk ka të bëjë vetëm me reshje atmosferike.

“Në njëfarë forme është e pamundur të dihet [të parashikohet]. Edhe pse zakonisht bëhen shpime gjeomekanike, matja e tokës, të gjitha këto procedura kanë dalë në rregull. Por, ky është një faktor ad hoc, që ka dalë aty për aty”, u shpreh Syla për REL-in.

Gypa të dëmtuar pas shembujes së dheut.
Gypa të dëmtuar pas shembujes së dheut.

Sipas tij, ndonëse është intervistuar nga Prokuroria, ende nuk është vërtetuar se faji për shembjen është i kompanisë së tij.

“Rasti është në procedurë. Përgjegjësia nuk dihet, se rastet ndodhin, por këtu duhet një komision i ekspertëve për t’u ditur saktë çfarë ka ndodhur”, tha ai, duke shtuar se ndërtimi është me leje, dhe se nuk kanë pasur telashe të tilla me ndërtimet e objekteve tjera.

Deklaratat se ndonjë prishje në sistemin e ujësjellësit mund të ketë shkaktuar shembjen i ka mohuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Në një deklaratë në Facebook, më 29 mars, kjo kompani tha se, në bazë të vëzhgimeve fillestare, kjo gjendje nuk lidhet me rrjetin e ujësjellësit: “Më tepër [lidhet] me aktivitetet e gërmimeve dhe ndërhyrjeve në terren, të cilat kanë ndikuar në destabilizimin e shtresave të dheut, dhe krijimin e kushteve për rrëshqitje”.

Ujësjellësi shtoi se do të fillojë një analizë të detajuar të situatës në terren, por nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse kjo analizë ka filluar tashmë.

Çfarë thonë ekspertët?

Në vëzhgim të parë, nga videot që kanë qarkulluar online, profesori i ndërtimtarisë Naser Kabashi ka vërejtur një problematikë fillestare.

“Konstruksioni i rrugës dhe gropa ndërtimore, aty ku është planifikuar të ndërtohet objekti, sipas meje, ka pasur një distancë jo shumë të mjaftueshme. Kanë qenë shumë afër njëra tjetrës”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, prania e ujit apo lagështisë e ndryshon sjelljen e dheut, dhe e bën atë më të paqëndrueshëm.

“Në prezencë të lagështisë apo ujit, dherat ndryshojnë, rrëshqasin në mes veti, e humbin kohezionin dhe krijojnë shtypje”, pohoi Kabashi.

Sipas tij, “gropa ndërtimore projektohet që të pranojë ngarkesat, dhe të mos vijë deri te rrëshqitja e dheut, siç ka ndodhur në këtë rast”, tha ai, duke theksuar se procesi i shembjes ka qenë gradual.

“Kjo nuk ka ndodhur brenda një dite”, u shpreh Kabashi.

Kreu i kryeqytetit, Rama, tha më 30 mars se “të gjitha vendpunishtet, ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë, do të mbyllen menjëherë, pa asnjë përjashtim”.

Ai kërkoi nisjen e “një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës”.

Sipas tij, “rastet do t’i nënshtrohen analizës së thellë institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokimin e lejeve të ndërtimit”./REL

Etiketa: prishtineshembet rruga

Lajme të lidhura

RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’

09:05 : 28/05/2026
RAJONI

Hedhja e mbeturinave në vende të palejuara,“taksë” 500 euro për ndotësit

22:10 : 24/05/2026
RAJONI

“Ndikuan te votuesit”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 7 drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

16:00 : 22/05/2026
RAJONI

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve

08:53 : 01/05/2026
RAJONI

Sherr mes dy shqiptarëve në Prishtinë, vihen në pranga

09:30 : 27/04/2026
AKTUALITET

Degradon Unaza e poshtme e Burrelit, rruga që kushtoi 1.2 milionë euro totalisht e pakalueshme

10:11 : 23/04/2026
Para

Tentoi të importonte armë nga SHBA, dënohet me 6 vite burg i riu shqiptar në Angli (Emri)

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom