Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në Kryesinë e Kuvendit, në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve janë paraqitur në kuvend pasi kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet sot dhe të shqyrtohet kërkesa e SPAK për Ballukun, por pala socialiste nuk është paraqitur.
Deputetët demokratë pretendojnë se Niko Peleshi u ka mbyllur derën duke penguar kështu zhvillimin e mbledhjes, ndërsa kanë ngritur akuza se po kërkohet kohë që Balluku të prishë provat.
“Kuvendi është bunkeri i Belinda ballukut ku mendojnë se do të strehojnë çdo të korruptuar të qeverisë, mendojnë se do të marrin peng drejtëisnë dhe a pengojnë të bëjë detyrë e saj. E kanë gabim. Më së pari kryetarin e kuvendit që kthehet në zyrtarin e dytë të lartë të shtetit, që e ka shndërruar zyrin e tij në zyrë avokatie për ballukun, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të Prokurorisë. Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut të intimidojë cdo dëshmitar, të prishë provat dhe të marrë peng drejtësinë. Ka nisur Peleshi një shkresë e kemi lexuar 5 herë dhe se kemi kuptuar se cfarë ka shkruar. Është gjuhë korrupsioni.”, – është shprehur Gazment Bardhi.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Këshilli i Mandateve nuk doli me një përfundim për imunitetin e Ballukut, pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me provat e dosjes prej 10 mijë faqesh.
Pavarësisht se SPAK u shpreh se 3-5 ditë janë të mjaftueshme për tu njohur me provat, socialistët insistuan shtyrjen e mbledhjes për në janar duke i dhënë kështu kohë vartëses së Edi Ramës.
LEXO EDHE:
SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut














