Nga Boldnews.al
Një artist i atij përmasave, ose të paktën të madh e cilësojmë ne si vend i vogël, u bë (me), (pa) dashje skenë e një filmi të trishtë, duke të kujtuar frikën nga partia, pasojat nga regjimi dhe keqinterpretimet që mund t’i japin ata, të pushtetshmit, apo fejsbukistat e Rilindjes.
Aktori Viktor Zhusti, siç thotë vetë, në rrugë e sipër bëri një foto me Adriatik Lapajn, kreun e partisë “Shqipëria Bëhet” i cili prej dy javësh proteston fillimisht i vetëm dhe më pas me një grusht njerëzish kundër qeverisë dhe kriministrit Rama, pas shpërthimit të skandalit me zëvendëskryeministren Balluku.
Lapaj nuk ngurroi të postonte foton. Ndërsa e vërteta nëse i kishte kërkuar mos e postonte apo jo është krejtësisht pa vlerë nëse lexon më pas qëndrimin e Zhustit. “Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë”, shkruar Zhusti, i madhi aktor, por “i vogli mendimtar”.
Mënyrën sesi e trajtoi atë copë fotografie, që as Tikut në delir, e as personazhit në terror mendimi nuk u vlejnë, në fakt tregon kastrimin mendor të një pjese njerëzish që për një copë punë, projekt nga bashkia apo ndonjë të ardhur më shumë, janë gati që famën e tyre ta kthejnë në kartpecetë të buzëve të yndyrosora të politikës në pushtet.
Zhusti thotë se Shqipëria do të emancipohet e europianizohet vetëm nga Rama dhe pushteti i tij. Nëse kjo është bindje, atëherë duhet mirëkuptuar pesha e moshës që shpesh e bën njeriun të mplakur ngado, në harresë, apo pamundësi gjykimi të drejtë. Por kur një mendje e tillë ende aktron, atëherë kemi një problem të madh shoqëror: benifitet personale i shesim si të mira publike, ndërsa u japin vlerë batakçijve politikanë të pushtetshëm që lëshojnë koçka për gjuhët që kanë lëpirë dhe lëpijnë në atë kohë e në këtë kohë, mjafton që pushtetari të ketë dalë nga “mëma parti”.
Si mund të emancipohet Shqipëria nga hajnia, deputetë shkrehës koburesh natën dhe parlamentarë ditën, ministra miliarderë duke vjedhur taksat qytetare, që kanë lënë si pasojë të rinj shpresëvrarë që kanë ikur e po ikin nga vrasja e shpresës pikëtisht nga qeverisja që aktori thotë se do nga “europianozijë”?.
Mirë është që aktorë, futbollistë, këngëtarë, shkencëtarë apo çdo njeri më famë, të përdorin vlerat e tyre në të mirën publike, të reagojnë kur populli vidhet, të mbajnë qëndrim kur pushtetarët që ikin e vijnë bëhen shtypës të qytetarëve që kanë duatrokitur pikërisht “këta famozët”.
Mllefi dhe koha e gjatë për të hedhur rrjedhur një postim kundër Adriatik Lapajt, në thelb nuk gjen asnjë kuptim, sepse sqimatarët e penës që mendojnë se “pllaneve 10-vjeçare që begatinë do na sjellin” vyshkjen trunore e kanë të freskët vetëm për idealet e partisë.
Lapaj, Shehaj apo Qori, nuk kanë qenë qoftë edhe një ditë të vetme në pushtet dhe e liga vendit nuk u ka ardhur prej tyre, ndaj mllefi drejtuar një individi që ka dy javë që proteston (qoftë edhe në interes personal, por indirek0t edhe atë publik) është tentativë për të vrarë çdo filiz, që në një të ardhme mund të cënojnë pushtetin për të cilët “aktruesit e mëdhenj” e kanë si hajmali shpirti.
Dikur “partizani Jaho” e më vonë “Llano drejtori”, mund ta kishte të pranueshëm mllefin ndaj ta zemë Berishës e çdo opozitari të sotëm që ka kaluar një herë nga pushteti, duke i qëmtuar me penën e tij me bojë Rilindjeje “alla Rama” disa të këqija që vijnë nga koha e pushtetit, por sulmi ndaj të rinjve, pa një ditë mëkati nxjerr në pah “pushta pushteti”, që nuk njohin as moshë.
Por ske çbën fiks si Kadareja e Llano Bleta dhe shumë të tjerë si këta kanë vendosur të zvarriten si njerëz tani në pleqëri. Ndoshta janë zvarritur dhe në rini po skemi pas info. E vetmja gjë që mund tua themi me gojën plot është Ju mbuloftë turpi në këtë dhe atë botë ku jeni afër për të shkuar!














