Janë vetëdorëzuar në Policinë e Kukësit, dy vëllezërit, Ndriçim dhe Fatri Iseberi, pasi akuzohen për plagosjen e Amarildo Cenës dhe Sadik Kapicës ditën e djeshme në Kukës.
Ngjarja u regjistrua në zonën e njohur si “Dëshmorët”, ku dy vëllezëerit, u përfshinë në një konflikt fizik me shtetasin Sadik Kapica, 65 vjeç, për motive të dobëta, dhe sherri degradoi në përdorimin e armëve.
Sipas Policisë dy vëllezërit dyshohet se e kanë goditur 65 vjecarin me qytën e një arme zjarri dhe po ashtu, nga pakujdesia, u plagos rëndë edhe shtetasi Amarildo Cena 36 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje. Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.














