Kryedemokrati, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të shtunë se lista e vjedhjeve të Belinda Ballukut nuk është publikuar ende e plotë.
Gjatë foltores me demokratët e Kurbinit, ai u shpreh se numri dy i qeverisë Rama, përpos abuzimeve me tenderat dhe 300 apartmanteve që dispononte, ka grabitur me vartësit e saj edhe diamante, bizhu si dhe jahte luksoze.
Berisha thotë se Balluku ka punuar si babysitter në Greqi dhe me zor siguronte kafshatën e gojës, për tu kthyer më pas në Shqipëri ku u pasurua nga vjedhja e taksave të shqiptarëve.
“Një dosje e parë u hetua. Për një zv.kryeministre dhe në shfletimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. As ju as unë nuk e merrnim me mend se mund të dispononte 300 apartamente. Me paratë tuaja, me taksat tuaja me parat e shkollave fëmijëve tuaj. Duke ndarë taksa me ndërtuesit e veprave publike kishte siguruar 300 apartamente. Këtu do jemi nuk është lista e plotë. Keni dëgjuar për diktatorë, hajdutë për bizhu, diamante.
Të gjithë me paratë tuaja, njeriu më i afërt i kryeminsitrit. Koordinatori i karteleve të drogës. E dënoja çdo natë në fushatë se i mblidhte Troplinët dhe Çelët në një lokal në Shkëmbin e Kavajës. Skemi parë akoma se çfarë fshehin në kutitë e kasafortat e luksit dhe superluksit. Vjedhjet e tyre nuk kanë kufij. Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysiet, mezi siguronte kafshatën e gojës në athinë, kthehet punonjëse në bashki dhe tani me dy jahte me paratë tuaja. Jemi në një kohë kritike. Por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë tju japin atë që meritojnë”,- është shprehur Berisha.














